Nga Bedri Islami
Askujt, me përjashtim të analistëve, nuk i bëri përshtypje fakti se ministri i Transporteve, Haxhinasto, dha dorëheqjen dhe do të përqendrohet me punë në partinë e tij, aq më shumë tani, kur atje do të ketë shumë punë. Edhe disa muaj më parë, kur u dorëhoq ministri i Drejtësisë, askush nuk ndjeu ndonjë keqardhje të madhe.
Jam i bindur se askujt tjetër, përsëri me përjashtim të analistëve, nuk do u bënte përshtypje nëse do “dorëhiqeshin” edhe ministra të tjerë, në dy krahët e koalicionit, e sidomos në krahun e madh të tij, në socialistët.
Çfarë është tepër, është tepër.
Në tri vite qeverisje, dhe këto ditë bëhen plot tri vite, të paktë janë ata qeveritarë të lartë për të cilët njerëzit i merr malli apo kanë keqardhje nëse e lënë postin e tyre.
Për më tepër se të paktë duhet të jenë ata që e dinë krejt mirë se nga kush përbëhet Këshilli i Ministrave, pasi, pas vrullit të parë qeverisës, për të përmbysur piramidën e së keqes lënë nga paraardhësit makutë të tyre, ndodhi heshtja dhe, më pas, rënia.
Integristët e majtë, LSI, si duket, më parë se të tjerët në bllokun e tyre qeverisës, e kuptuan se është koha e ndryshime që nga lart, për t’u ndjerë lëvizja në vitin e fundit të qeverisjes, për të pasur edhe një katër vjeçar tjetër.
Jam i bindur se kjo ndodh pasi nuhatja dhe prakticizmi i liderit të saj, aspak romantik, llogaritës i ftohtë dhe qetësisht i pakuptueshëm, e shpie në atë rrugë ku nuk është i mjaftueshëm vetëm ndryshimi i imazhit dhe ndërtimi i rilindjes urbane. Për të bërë më shumë duhet një impuls tjetër, gjithsecili më i vrullshëm dhe më domethënës.
Tani, edhe njëherë e përsëris, më shumë se të gjithë analistët, presin ndryshimet e reja në qeveri, sepse është edhe disi e pazakontë që, duke bërë disa ndryshime të pjesshme, si ndodhi me ministrin Cani, dorëheqjen e Celibashit, ajo që është pritur të ndodhë, nuk ka ndodhur. Deklarimet e bujshme për “arritje të reja” janë tepër herët, kur janë edhe kaq shumë muaj në mes për të qenë rishtas në pushtet.
A bëhet qameti nëse do të ketë ndryshime të tjera në qeverisje?
Asgjë nuk ndodh, asnjë qamet nuk bëhet, edhe nëse ndryshimet kapin “Të paprekshmit” qeveritarë, apo edhe ato që duken se janë më pranë shefit të qeverisë sa askush tjetër.
Në të vërtetë, që kur zoti Rama ndërtoi kabinetin e tij, në të cilin, nga socialistët nuk bënte pjesë asnjë që kishte shijuar më parë postin ministror, duke mënjanuar periudhën e shkurtër qeverisëse të zotit Shkëlqim Cani, staturat e tyre intelektuale ishin përgjithësisht të gjetura, njerëz që kishin krijuar rreth vetes një emër të dëgjuar, pak prej tyre ishin shquar si militantë të skajshëm, ndonjëri ishte krejt i larguar nga ndjenja e politikës partiake, por u bënë pjesë e qeverisë.
Kjo kishte të mirën e saj: ata do të ishin aty si njerëz të devotshëm, të përgjegjshëm dhe, njëkohësisht, të barazlarguar nga mllefet partiake të dy anëve.
Përgjithësisht ata nuk ishin anonimë, por nuk ishin as nga garda e vjetër e politikës, të cilët mund të sulmoheshin lehtësisht nga një Opozitë që është e gatshme të hedhë gurë kudo që ia zë dora.
E meta themelore e tyre do të ishte lehtësisht e kuptueshme dhe e afishuar: ata do të mbeteshin edhe më tej statura të njohura, por pak prej tyre do të ishin njëkohësisht edhe administratorë të shquar.
Në fillimet e qeverisjes Rama, në DITA, kam shkruar se me këtë përbërje qeveritare, Edi Rama do të qeverisë lehtësisht, por nuk dihet në se do të qeverisë gjatë.
Dhe kur kam shkruar”gjatë”, nuk kam pasur parasysh këtë mandat, pasi ishte një mandat dy herë i përforcuar, por edhe mandatin e ardhshëm, si një pjesë e domosdoshme e realizimit të atij synimi madhor të Rilindjes, që nuk mund të bëhej në 4 vite dhe, aq më pak, do të mund të bëhej duke u ndodhur në një humnerë financiare, ku qëllimisht e hodhën vendin paraardhësit e tij, Berisha e Bode.
Tani është koha e riformatimit të qeverisë. Është koha më e domosdoshme për ta bërë këtë. Jo për një nuancë të lehtë rozë në paraqitjen e saj, jo në një kurdisje zemrekësh, por për të bërë të mundur që disa nga aspiratat e mëdha të realizohen ose, më e pakta, të kenë themelin e hapur për të vazhduar më tej.
Kjo qeveri, përmes këtij ekipi, lejoi shtimin e frikshëm të monopoleve dhe të oligarkisë financiare që ndryshoi rrjedhën dhe faqen, për të qenë edhe një herë e pranishme; koncensionet e dhëna dhe marrinat financiare, jo vetëm nuk kanë qenë në dobi të së majtës, dhe kur them të së majtës kam fjalën jo për krahun politik, por për të varfërit, por kanë qenë në rritjen e së djathtës agresive që u egërsua edhe më shumë.
Nën pushtetin qeveritar u bë pak , ose fare fare pak për shëndetsinë, ku edhe sot spitalet kanë shumë nga problemet e së djeshmes, ku çështjet financiare dhe të rritjes ekonomike nuk e dinë trendin e tyre.
Qeveritarët e tashëm kanë bërë gabimet e tyre që rëndojnë shpesh herë nga një fakt i rëndësishëm: droja nga shefi i qeverisë.
Sado të përpiqen të mohojnë këtë, kjo drojë i bie ndesh mendimit të tyre, staturës së tyre intelektuale dhe publike.
Nëse shefi i qeverisë edhe më tej do të mbajë këtë tutelë mbi ekipin e tij qeveritar ai duhet të marrë edhe koston e gabimeve dhe fajeve që janë bërë.
Nuk rrjedh i gjithë uji qeverisës përmes një njeriu.
Dy gjëra duhet të ndryshojnë:
Shefi i qeverisë duhet të ulet me këmbë në tokë, pasi besimi që po thyhet, ndonëse deri më tash nuk është katastrofik, është i pranishëm, dhe,
Të bëjë ndryshimet e duhura në qeveri. Le të mos jenë të gjithë figura të njohura intelektuale, por të jenë njerëz praktikë, e pse jo, edhe militantë.
Asgjë e keqe nuk vjen nga militantët e ditur, praktikë dhe të ndershëm.
Këtë ka ardhur koha te dijë edhe shefi i qeverisë, në mos e ka ditur dhe e ka harruar.
Militantët e sollën në qeverisje, ata mund të bëjnë një qeveri më të përgjegjshme dhe më të besuar.

kujt dhe ku ja u sheh “staturen” intelektuale kur shumica dine vetem anglisht Tirane dhe nuk dine as ata ku kane punuar deri sa u katapultuan ministra.
‘Nuk behen petullat me uje’-Thote populli
Na mungoj iteligjenca e na mungon ‘morali’!
Inteligjenca eshte katandisur ne ata ‘profesore’ qe shprehjen e menòur te popullit:’Ja fut si kau peles’ e thone si idjote qe jane :’Ja fut si kau lopes’!?
Morali kangelur tek ‘nuhatesi’ yt o Bedri qe ke kohe qe ke humbur nuhatjen tek Like floriri qe ka qene dhe vazhdon te jete pengesa kryesore qe ne kete vend NUK ESHTE BERE E SMUND TE BEHET ASNJE REFORME!?
Levizjet e mender ministrave te LIS-Levizja Integrim Skrapar jane alabakeri tashme e vjeteruar qe me nderrim emrash ja hedhim edhe njehere GOMARIT POPULL,perfshi dhe Islameve qe e hane sapunin per djathe!
kjo qeveri punon per gjeneraten tjeter per gjeneraten tone punon FMN-ja.
Se u nderrua ushtria e obortareve te Ram Artistit nuk na prish ndonje pune ne por gjeneratave te tjera.Se cilen gjenerate ka ndermend te rregulloje qeveria duhet pyetur Zahua kur te rritet.
Bedri,ka ardhur koha po qe se nuk ke nderment te behesh anetar i LSI te studjosh filozofine e HESHTJES apo edhe thenjen e Konices:’Zot i madh qe je ne qiell me jep forcen te hesht kur nuk kam gje per te thene’!
Ti besh reklame simbolit te korrupsionit injorances bashkeautorit te shperberjes se shtetit shqipetar perben fatkeqesi per nje gazetar me emer ne vend qe te KEQEN e kesaj qUrravije ta shikoje pikerisht tek MEKATI ORIGJINAL’ apo ‘Mekati i ngrenjes se NGJALES’
Qeverite vene e vine kush mendon per shqiperine,
Po e vu pika mbi “I”, ka shprese jona shqiperi…
Po kush dhe kr do ta beje ate..?!
Si duken batthet jane larg pashket, po besimi mos te shuhet.Kjo ka rendesi.
Po humbi besimi vjen VERSHIMI…dhe dihet ne “vershim” ka “Stekembesha” qe autoret njihen…
Kjo na jep shprese mos kete rrezim po ristrukturim.
Ti i nderuar Bedri Iaslami mos u tut nga cflitet; po degjo dhe gjyko, si zedhees ngarkuar koha qe jetojme!
Te lehurat e “qeneve” degjoise ato te lajmerone nga vjenrreziku.
Mire eke Lamo,-Po kujdes dhe nga ata “nen rrogoz”.
Dashamiresi D.
Titulli ëshgë larg përmbajtjes së shkrimit. Prisja të lexoja shpjegimet e ‘A bëhet qameti se rrëzohet qeveria’. …
zoteri islami,edhe ti je nje komentues i mire,dhe i jep drejtim situates.por ne televizor nuk te kam pa,shiko tek juo tube,se qvare shpjegimi i japin puqit ne turqi,ekspertet e medias,dhe tregojne se kush fshihet pas ksaj ngjarje,shiko opinjoninper servilizmin,ku monika kryemadhi,tregon dhe shpjegon se pse ndodh ky fenomen,shiko arjan qanin,dhe qa me lot,shiko se si nje dashnor i apasiunuar pas medas lubonja,i cili,u be drejtor i rtsh,dhe pas dy ditesh dha doreheqjen,nxjerr nga takti blendi fejziun,dhe ti thua sbehet qiameti,po or po behet qiameti,se qke me te,pse doli jasht taktit fejziu,mos valle e kishte mizen nen kesule,apo mos valle te ftuarit e tjere,i hapen rruge ktij dueli verbal,ne mes lubonjes e fejziut,ja pra qe nuk eshte mire qe gjithmone te shihen te njejtat fytyra ne televizion.fejziu nuk sjell ne opinion,qe per nga cilesia eshte emisioni me i shikuar,dhe kjo fale fejziut,pra nuk sjell ne opinjon njerez qe do te benin qe emisioni te rridhte me nje menyre te paproblem,pra edhe fejziu,nuk eshte i paparti,sepse njerez te paparti,ndoshta do te rigjalleronin debatin,dhe mos menddoni se kastriotmiftrj eshte i paparti,jo or jo ka parti qke me te,fejziu qe per mua eshte me i miri moderator,ne krejt median shqipfolese,duke lena pas tije edhe moderatore,simpatik,qe nuk po i permend,besoj se e din,se ka konkurrence te forte,dhe smira kundrejt tije eshte qmenduruese,dhe deshiroj teshtohen edhe me shume moderatore te shliret si fejziu,i cili mendoj ka ne mase te madhe ndergjegje te paster,sepse me nje lule nuk vjen pranvera.megjitheate qani eshte i guximshem,dhe ndonjehere,i ben per dush te ftohte shume maskarenje Politikane,si dhe njerez te inerrnetit,qe fusin hundet aty ku nuk kane te drejte,dhe jane pikerishte njerezit qe per ta lufton Qani,te silet e shesin kur tu vije mundesia,jane njerezit,e padukshem,jane thirresit anonime,dhe e siguroj qanin,se per mua eshte moderatori i cili per nga cilesia matet denjesisht me fejziun,jane te tjer njerezit zmirezinje,dhe kurrsedi qani.
Pse u dashka dhene mesim qeverise kur ajo e di vete punen e saj? Pse i futet kesaj pune BEDRI KOQJA,kushe e pyeti kete per qeverine?.Mos vall qevereia duhet te beje si do BEDRIU apo ndonje tjeter si ky monster?Me sa duket Bedriu nuk ka pune dhe merret me thashetheme e me marrina.