Çfarë ndodhi pas shkrimit të Izet Haxhisë në DITA ku vinte në dyshim atësinë e Berishës. Kush është avokati afër PD-së që akuzoi Izetin se shkrimin ia ka shkruar Mero Baze. Çfarë ndodhi dje mes Izetit dhe akuzuesit të tij. Çfarë botoi faqja online e Meros për sherrin mes të dyve. A ka vërtet një “histori të dhimbshme përdhunimi, dhuratë nga biri i një sigurimsi” apo Izeti i provokuar, e tepron?
Pas shkrimit të fundit të ish-truprojës së Berishës, Izet Haxhia, ku ky i fundit vinte në dyshim atësinë e Berishës bazuar tek një histori që tregohej nën zë brenda fisit Berisha në Tropojë, reagimet kanë qenë të shumta.
Reagimi më i ashpër ndaj Izetit, ka ardhur nga avokati Goxhaj, aktivist i njohur për afrinë me PD-në dhe ish-kreun e saj Berisha, organizator i disa protestave në mbështetje të qëndrimeve politike të këtij të fundit.
Altini akuzon Mero Bazen se fshihet pas Izetit
Për Altin Goxhajn, nuk ka dyshim: Izetit ia ka përgatitur shkrimin e fundit për atësinë e Berishës, Mero Baze, meqë ky i fundit ka aluduar më herët për një histori incesti në familjen Berisha. Duke komentuar shkrimin e Izetit, Goxhaj shkruan në Facebook, ndër të tjera se nuk ka mundësi të ketë shkruar Izeti aq pastër sepse Izeti është injorant dhe i pashkollë:

“…habitesh me drejtshkrimin, artikulimin e fjalive, batutave, komenteve, nje gjuhe e ftohte letrare dhe e rregullt dhe e kompletuar qe per profesionistet eshte gjuha e sprovuar e nje gazetari te shtypit te shkruar, formim shkollor, kulturor, bagazh fjalori dhe formim gjuhesor i nje shkollimi dhe angazhimi full time postshkollimi te mire letrar, dhe pastaj vret mendjen dhe kujtohesh… Ore po ky Izet Haxhija a eshte ai nje injoranti tipik ne te folur e le me ne te shkruar qe kemi njohur qe ishte analfabet fare qe i vetmi bagazh fjalori ishin nje kasete te sharash qe s’merrej vesh kur mbaronte njera dhe fillonte tjetra… pastaj ti e kupton se kujt i ngjan gjuha, teksti, fjalet, konceptet, thashethemet dhe sajesat, koherenca e lajmit dhe temes… dhe menjehere te shfaqet Mere Bazja si profil politik, gjuhesor, thashethemexhi dhe sajues profesionist! Ore Personazhi Izet Haxhija nuk ekziston fare! Ai eshte thjesht nje pardesy e bardhe qe i ka vjedh Izetit Mere Bazja dhe ju kujtoni se po lexoni Izetin… Merja eshte personazhi i vertete Izet Haxhija…”
Mero akuzon Berishën se fshihet pas Altinit
Pas këtij shënimi në FB, gazeta Tema e Mero Bazes ka botuar një artikull në faqen e saj online ku shkruan se pas shkrimit të Altinit për Izetin, fshihet vetë Sali Berisha.
“Berisha tërbohet nga historia rozë që përflitet për familjen e tij dhe lëshon Altinin, që ka një histori të dhimbshme fëmijërie” – shkruan Tema.
Po çfarë është “historia e dhimbshme” që përmendet nga gazeta e Bazes? Këtë e sqaron Izet Haxhia në postimin e tij, ku shkruan se bëhet fjalë për një përdhunim, “dhuratë kjo nga biri i një sigurimsi” – thotë Haxhia.

Izeti: Doktor Sorra, mos u mbro me laraska
“Altin ,nuk kam faj une që ty të perdhunuan… Duket që kjo traume e madhe që ke perjetuar në até moshe të re ka ndikuar në formimin tend psikologjik dhe karakterin tend. Kjo fatkeqsi që të ka ndodhur ty uroj të mos i ndodh askujt. Por megjithate edhe pse nuk ishte aspak faji jot per até që ndodhi në até moshe të vogel, faji jot eshte se duke u nisur nga trauma që ke pesuar, në vend që të mundoheshe të sheroje plagen e rende që tu shkaktua që në vegjeli, ti kur u rrite fillove të hidheshe sa nga nje preher në tjetrin të ”xhaxhallareve’ ‘politike .Dhe tani në fund vendose të provoje edhe prehrin e gjyshit Berisha…” – shkruan Haxhia.
Ai e quan Goxhajn “avokat të kopilit serb” dhe shton se Berisha “ështe per t’u qare e meshiruar kur zgjedh per të mbrojtur veten, nje tip si puna e ketij Altın Goxhajt, i biri i nje sigurimsi famekeq (Enver Goxhaj, drejtor i arshives në Ministrine e Brendshme)”.
“Të fala gjyshit sali. .Po u doli mundesia te dyve dilni e shetisni andej nga liqeni, se kushedi gjysh Saliu te tregon për ato pergjimet e tij të adoleshences tek penxheret e kulles se famshme në Prifç” – e mbyll reagimin e tij Haxhia.
Ai dhe Goxhaj, kanë patur dje gjatë gjithë ditës shkëmbime replikash në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku akuzat e ndërsjella kanë vijuar.
“Vertet eshte per të ardhur keq se sa poshte ka rene ”doktorr sorra” me laraskat e tipit goxhaj. Që jeni të poshter kete e dine të gjithe, por që jeni dhe kaq të trashe e idjote nuk e mendoja. Por njerzit e rene në deshperim si puna juaj, ”doktorr sorra” që nuk dine dhe nuk kan nje xhevap për akuzat që u kam bere, eshte normale të perdorin si avokat mbrojtes nje paranojak halucinant si puna e ketij Goxhajt” – shkruan Haxhia.

NJE VEND PA SHTET PO ME TRE ‘BUrA SHTETI’!?
(tragji komedi me 3 akte?
Akti i pare:Solemnja-‘shenjterimi’
Sot pas nje periudhe te gjate refelektimi dhe evidentimi i tere bamiresive dhe ‘mrekullive’ shteti me i madh ne Bote Vatikani organizon ceremonine per SHENJTERIMIN’ e Nene Terezes nga Kalkuta ku sipas protokolleve ndershteterore marin pjese rreth 34 kryetar shtetesh shumica laike.
Shenterimi i Nene terezes nga Kalkuta i ben nder vepres dhe emerit te saj ,i ben der humanizmit e krishterimit e natyrisht edhe vendit ku ajo ‘shkriu’ jeten per te semuret e te varferit Kalkutes!
Akti i dyte;Tallja allashqipetarçe
Nder pjesemarresit ne kete ceremoni flitet se drejt Italise ku ndodhet shteti i Vatikanit jane nisur edhe tre ‘Kardinale’ apo ‘burra shteti’ me hanemet e tyre sejcili per hesap te vet!?
Pyetja qe bejne shqipetaret ‘leproze’ nuk eshte se ka ngelur ‘djepi bosh’ por kurjoziteti te dine se kane shkuar si ‘SHTETARE’ apo ‘BESIMTARE’!?
Si shtetare JO se edhe pse jemi pa shtet 25 vjet duhej te shkonte vetem nje NISHAN Bujar Mehmeti qe njekohesisht perfaqesonte edhe te semuret qe Nene Tereza u dedikoi jeten!Si BESIMTARE keta nk e kane te drejten morale dhe shpirtrat e tyre se bashku me HANEMET i kane plot me MEKATE ku nga 10 komandamentet e zotit te pakten gjysmen e tyre e kane shkelur me kembe:komandamentin 2 ‘mos e zere ne goje zotin’ keta jo vetem se e kane pergojuar zotin e Gonxhen por ne emer te tyre kane vjedhur duke shkelur tjeter komandament,kane vrare duke shkelur tjeter komandament,kane deshiruar gruan e tjetrit duke shkelur tjeter komandament kane ‘deshiruar pronen e tjetrit’ duke vjedhur tere pasurine e popullit e keshtu me radhe deri ne gryke me mekate! Kjo pjesemarje perben tallje jo vetem per popullin shqipetar po edhe per vete ceremonine e shenjterimit qe i shkon per shtat shprehja popullore dedikuar nje budallaj:’Shyqyr qe me vdiq babai te ha nje top me hallve”Perendi !KU JE?Migjeni
Akti i trete dhe i fundit ‘Perdhunimi’
Qarqet me reaksionare e obskurantiste te popullit shqipetar nepermjet sharlataneve te ashtuquajtur gazetare shfrytezuan kete rast solemn qe indirekt tere vepra humane e Nene Terezes nga Kalkuta te trasformohej ne lufte me ballista e komunista dhe si ‘merite te saj’ vune ‘Tmerret qe ajo nga Indija’ u paska kallur kAmunistave!?Si ‘burrat e shtetit’ ashtu edhe keta palo alabakesh nuk bejne gje tjeter por hedhin balte mbi vepren e SAJ duke arritur deri aty sa ta strumentalizojne figuren e SHENJTORES jo vetem per ti dhene ‘teser partije’ pas vdekjes por duke futur ne nje lufte donkishoteske si ballkanas me bisht midis Maleve te Kosoves,fushave shesheve e aeroporteve te Bathores e liqeneve e Shkupit te maqedonise!Zoti tek ne mungon qe ‘Ti ruante nga mende e kokes?!’
P.S Krishterimi dhe komunizmi (si teori se ne praktike nuk u provua)lindur 1800 vjet me von kane te perbashket shume gjera por 2 jane me thelbesoret:
1-Komunizmi ka huazuar nga krishterimi :’Njerezit lindin te barabarte e duhet te vdesin te tille -te barabarte’
2.-Ne lindjen e krishterimit rreth viteve ’70 pas krishtit te krishteret e pare jane persekutuar deri ne djegje ne turren e druve ne perandorine romake po qe se deklaroheshin te ‘krishtere’ biles akuzoheshin per propagande kunder lindjes se krishterimit se ata ushqeheshin me mish femijesh.Kjo propogande mesjetare u be edhe kunder komunisteve qe hanin femije!Fatkeqesi qe ne shekullin e 21-te ne Ballkanin verior kryesisht ka akoma njerez qe po u del bishti si per te vertetuar teorine e Darvinit koke poshte!
A.GRAMSH!
Te perbashket kane Krishterimi 10 urdherimet e Ten,Zot
Komunizmi 10 cilesit e komunistit.
Interesohu se do i gjeshe edhe si kerkesa te barabarta.