Peza: Dhjetë faktorët që mund të dëmtojnë opozitën

anazapta

Alfred Peza, ish-gazetari qe tashme pritet te marre nje mandat deputeti ne vendet e sigurta te listes se PS-se thote se ka 10 faktorë që sipas tij mund të dëmtojnë opozitën në arritjen e një fitoreje të padiskutueshme. Ne profilin e tij ne FB, ai shkruan:

1- Mendimi se pas 8 vjetësh në qeveri, Sali Berisha mund të ikë vetë dhe të mundet lehtë. 2- Shkrehja e punës nga kandidatët për deputetë të PS, pas aleancës me LSI, duke menduar pas kësaj më shumë për ndarjen e posteve qeveritare, sesa për fitoren e zgjedhjeve. 3- Nënvlerësimi i pakënaqësisë së ish-deputetëve të PS Kastriot Islami, Xhovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani, të përfshirë në listat e sigurta të PD. 4- Nënvlerësimi i ndikimit të peshës elektorale të Agron Dukës pas kandidimit me PR në Durrës. 5- Nënvlerësimi i rolit dhe peshës së kandidatëve të pavarur Arben Malaj në Vlorë dhe Dritan Prifti në Fier. 6- Nënvlerësimi i dëmit që mund të shkaktojnë deputetët aktualë që nuk kandidojnë sërish për një mandat tjetër. 7- Nënvlerësimi i të gjithë aktorëve që u refuzuan të kandidoheshin në listat e kandidatëve të PS. 8- Mbivlerësimi i rolit dhe peshës reale të Fatos Nanos në elektoratin e majtë. 9- Mbivlerësimi i fushatës në internet, televizione e gazeta, në raport me punën derë më derë dhe votë për votë, në të gjithë Shqipërinë. 10- Nënvlerësimi i rolit të emigrantëve për rezultatin final të këtyre zgjedhjeve”.

Share This Article
2 Comments
  • Alfred ne shume pika jam me ty,por ty ke harruar sa vota po vijne nga e djathta dhe sa ne kreshniku,keto ballancojne dhe tejkalojne te gjitha firot.Ty te falet se e ke per here te pare,por mos harro se cudia me e madhe zgjat 48 ore.Idashur analist ai sulo mendon se do ti genjeje me peqinsit me klubsport peqinin ne kategorine e dyte.Respekte,mos u fut ne kete analiza se nuk jane te fushes tende,bej fushaten dere me dere se je i perkoheshem aty,familja jote biologjike eshte medja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *