Shenjtërimi i Nënë Terezës, Trump: Më e mira e të gjithëve

Elton Tafaruci
Republican presidential candidate Donald Trump speaks to supporters as he takes the stage for a campaign event in Dallas, Monday, Sept. 14, 2015. (AP Photo/LM Otero)

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka komentuar shenjtërimin e të madhes Nënë Tereza.

“Nënë Tereza përfaqëson më të mirën e të gjithëve ne. Ajo ishte e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh katolikët anembanë botës duke nderuar kontributet e saj të shumta”,- ka shkruar Trump në faqen e tij në Facebook.

Postimin e tij, Trump e ka shoqëruar edhe me një video me disa nga momentet e shenjtores shqiptare.

Ceremonia për shenjtërimin e Nënë Terezës do të mbahet nesër në Vatikan nga Papa Françesku. Sakaq yjet e muzikës shqiptare po këndojnë në koncertin që po mbahet sonte në Vatikan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *