Tirana çeli këtë t⌂ dielë siparin e aktiviteteve në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, humanistes shqiptare.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, përuruan të dielën në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet , pllakatën dedikuar Nënë Terezës, misionares në shërbim të të varfërve dhe paqes.
“Për herë të parë do kemi një titull të ri, Shën Tereza, nga një vend i vogël si Shqipëria mund të lindin shenjt që frymëzojnë gjithë botën”,- tha në fjalën e tij Veliaj.
Ndërsa ministrja Kumbaro citoi disa thënie të Nënë Terezës, që kanë lënë gjurmë si frymëzim për paqe dhe dashuri për mbarë njerzimin.
Nderkohe , Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit , dha nje koncert me pjesë të përzgjedhura nga veprat e kompozitorëve më të njohur si Puccini, Verdi, Mascagni, Vivaldi, Gounod dhe Haendel nderkohe qe Kori drejtohej nga Dritan Lumshi dhe dirigjent i Orkestres Edmond Doko.
Pjesë e programit artistik janë: Puccini – Kyrie nga “Messa di Gloria” ; Vivaldi – Gloria; Mascagni – Intermezzo nga opera “Cavalleria Rusticana” ndërsa Verdi – La vergine degli angeli nga opera “La forza del destino” do të interpretohet nga Mariana Leka.
Solistja Eva Golemi interpretoi Gounod – Ave Maria e shoqëruar nga kori dhe orkestra e TKOBAP.
Ylber Gjini . interpretoi Puccini – Te Deum, opera “Toska” dhe Armando Likaj e Klodjan Kaçani do të interpretojnë Puccini – Agnus Dei nga “Messa di Gloria” .
Po ashtu, kori dhe orkestra e TKOBAP, interpretuan Haendel – Allelujah
