Shtabi i Ramës, denoncon presionin e deputetit Noka

Elton Tafaruci

Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Muharem Rama denoncon presionin që po ushtrohet prej ish-ministrit të brendshëm Flamur Noka ndaj nëpunësve të njësisë administrative të Maqellarës në qarkun Dibër.

Në një njoftim për shtyp të dielën, Shtabi elektoral i kandidatit Muharem Rama bën të ditur se, “Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka intensifikuar veprimet e tij në përpjekje të hapur për të ndikuar në tjetërsimin e vullnetit të lirë të banorëve të njësisë së dytë administrative më të madhe në Bashkinë Dibër.

Gjatë tre ditëve të fundit, nga ana e zotit Noka është faktuar të jenë kryer telefonata kërcënuese dhe fyese ndaj: Gj.T. drejtoreshë e gjimnazit Maqellarë; G.Q. drejtor i shkollës 9-vjeçare në Maqellarë; E.M. drejtor i shkollës 9-vjeçare Kllobçisht; M.V. zv.drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Pocest dhe R.D. specialist i ndihmës ekonomike në Maqellarë, citon njoftimi.

Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë për të parandaluar dhe ndëshkuar ushtrimin e presionit ndaj zgjedhësve dhe tjetërsimin e vullnetit të tyre në prag të zgjedhjeve të 11 Shtatorit. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha misioneve të vëzhgimit ta ndjekin nga afër dhe dokumentojnë këtë veprimtari antiligjore të eksponentëve më të lartë të Partisë Demokratike.

Shtabi elektoral i kandidatit Rama, kërkon nga Partia Demokratike ti japë fund presioneve të shtrira në njësitë administrative të Bashkisë së Dibrës. Qytetarët e Dibrës nuk mund të ofendohen dhe kërcënohen. Ata duhet të zgjedhin me vullnetin e tyre të lirë kryebashkiakun e ardhshëm, citon njoftimi.

Share This Article
1 Comment
  • Denoncoheni ne Prokurori tek Kosi+Uje (Llalla), se ja tregon ai qejfin.
    Eshte shume e thjeshte Kompania Celulare te jape bublikisht kercenimet e bera nga Mut Noka, te cilat i ka ne tabulatet e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *