Gjykata dënon me 20 ditë burg efektivin e FNSH

Elton Tafaruci

Gjykata e Fierit ka dënuar me 20 ditë burg efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Maliq Shehaj, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Në raportin e Prokurorirë se Fierit thuhet se Shehaj pas një konflikti me dy persona ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit me të cilin ata po lëviznin. Gjithashtu theksohet se në këtë moment efektivi i FNSH-së ka qenë në gjendje të dehur, dhe është dashur ndërhyrja e tre punonjësve të tjerë të policisë, dy pa uniformë dhe një me uniformë për të parandaluar krimin.

Por nga ana tjetër Shehaj ju ka thënë hetuesve se në atë moment nuk ka qenë i dehur dhe se ai dhe 2 personat e tjerë patën një konflikt, pasi i kishin goditur makinën me shufër hekuri.

Ai tha se e ka nxjerrë armën e shërbimit duke ju prezantuar dy personave me të cilin u konfliktua si punonjës i policisë dhe në këtë moment arma ka bërë qitje të pavullnetshme.

Pas kësaj dëshmie, Prokuroria e Fierit vlerësoi se ky rast ka nevojë për hetime të mëtejshme për të zbardhur dinamikën e saktë të ngjarjes.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *