Iku dhe behari,
shëndetin na la,
iku-dhe la mbrapa,
vrasje të mëdha!
Krimi në familje,
shumë më shumë u shtua,
mbase një rekord,
sivjet u shënua!
Qëlloi e vështirë,
kjo kohë kodoshe,
kanë vrarë e kanë prerë,
njerëz të çdo moshe!
Kur them se kanë prerë,
s’ja fus asnjëçikë,
se shumë janë vrarë,
me spatë e me thikë!
Ka krime pasioni,
dhe budallallëku,
po shumica janë,
nga fukarallëku!
Asnjë lloj gjinie,
s’e ka ngrënë thatë,
se sivjet kanë vrarë,
pa mëshirë dhe gratë!
ISIS-i aspak,
gjer këtu nuk mbriu,
po monstra e Bregut,
preu kokë njeriu!
E në Torovicë,
një tjetër i marrë,
fare pa problem,
policin ka vrarë!
Të marrët të vrasin,
krejt në qetësi,
dhe dihet që s’mbajnë,
kurrë përgjegjësi!
Nga dhuna e tyre,
mjerë kush e pësoi,
se demokracia,
rrugëve i lëshoi!
Listën e të vrarëve,
dot nuk e bitis,
dhe pse aksidentet,
s’po i llogaris!
Po rrugët kanë bërë,
këtë vit kërdinë,
keq e kanë gjakosur,
kudo Shqipërinë!
Unë thjeshtë konstatoj,
statistika s’mbaj,
po dhe droga ka,
dëshmorët e saj!
Por edhe këta,
sido që ta marrësh,
unë i llogaris,
si jetë shqiptarësh!
Dhe nga statistikat,
e kuptoj fort mirë,
se jeta ka qenë,
malli më i lirë!
Malli më i lirë,
medet e medet,
këta na shurdhuan,
se po bëjnë shtet!
Natë e ditë dëgjojmë,
mufka nga këto,
ne shtet kemi pasur,
dhe jo dokudo!
Një shtet të fuqishëm,
ngriti brezi im,
që në gjithë Botën,
s’kishte krahasim!
Atë shtet e njeh,
dhe Sali maloku,
kur s’i prekej kujt,
asnjë fije floku!
Që nga Konispoli,
në Majë të Veriut,
qe e garantuar,
jeta e njeriut!
Po tani s’ke kohë,
as dhe të rrëfehesh,
se del nga shtëpia,
dhe s’e di në kthehesh!
Këtu quhet shtet,
kulmi i talentit,
vetëm nëse mbledh,
paratë e korentit!

U lodhe vella,gjith jeten duke shkuar po mostrat e politikes shqiptare kurre skan per te degjuar…
ketu quhet shtet
fundi i muhabetit
ku zagaret hane
paret e korentit
… dhe fajin e ka Saliu lol
I dashur Poet kam shume respekt per Ju dhe i lexon me kenaqesi poema e tua jane te goditura e aktuale. Po, po ju beje dhe nje kerkese sic shkruani poezi aq bukur Ju shkruani po aq bukur e ne proze. Keshtu behesh akoma me i afert me lexuesin dhe dashamiresit e tu qe ju duan e respektojne per ceshtjen e problemet i kapni aq me finese e thjeshtesi pa bere dallim midis te majteve e te djathte e qe kapin pushtetin e politiken. RESPEKTE e i NDERUAR i dashur poeti ARBEN DUKA.