Thaçi i mban çadrën Mustafës në Vatikan

Dita

Në disa fotografi të publikuara nga kryeministri Isa Mustafa, shihet ky i fundit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ata kanë qenë ulur pranë njëri-tjetrit në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Por ajo që bie në sy është fakti se presidenti Thaçi mban çadrën, për të mbrojtur veten dhe kryeministrin Mustafa nga dielli.

 Por edhe në këtë rast, mund të thuhet se Thaçi ia bën pak “me hile” Mustafës, pasi çadrën e mban më shumë nga ana e tij se sa e kryeministrit Mustafa.
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *