Kush e helmoi babain e Shën Terezës?

Elton Tafaruci

Babai i Shën Terezës është helmuar nga shërbimet serbe në vitin 1919.

Kështu shkruhet në biografinë e autorizuar të shenjtores shqiptare e cila është përkthyer në gjermanisht.

Nikolla Bojaxhi ishte një aktivist i njohur i një lëvizjeje që synonte bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Ai u sëmur papritur pas një takimi politik në Beograd.

Mjekët nuk arritën dot të jepnin një shpjegim për vdekjen, pasi ai ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

 Lexoni pjesën e shkëputur nga biografia!

“Me 28 nëntor 1912 në shtëpinë Bojaxhiu u festua Deklarata e Pavarësisë me një gosti të madhe dhe kremtim të bujshëm. Nikolla nga natyra ishte një mikpritës: Dera e shtëpisë së tij ishte e hapur për të gjithë, që nga të varfëritë e Shkupit, deri te arqipeshkvi që banonte aty.

Në këtë natë të veçantë shtëpia tij ishte e mbushur me patriot shqiptarë, të cilët deri në të gdhirë diskutonin dhe këndonin me mandolinë. Mikpritësi nuk fshihte qëndrimin e tij për çështjen kombëtare të Shqipërisë.

Po ky angazhim e futi atë në një Lëvizje, që ishte themeluar pas Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qëllim ti bashkojë Shqipërisë provincën e Kosovës, e cila ishte e banuar kryesisht me shqiptarë. Për këtë arsye Nikollë Bojaxhiu në vitin 1919 shkoi një herë për një takim politik në Beograd.

Ai kishte braktisur shtëpinë me shëndet shumë të mirë dhe i shoqëruar nga një këshilltar bashkiak. Kur u kthye, me pajton, i shoqëruar nga konsulli italian, qe sëmurë për vdekje. Ai kishte gjakderdhje të madhe dhe menjëherë u dërgua në spital, ku edhe operacioni nuk arriti të përmirësojë gjendjen.

Nikollë Bojaxhiu ishte 45 vjet kur vdiq. Akoma është sekret arsyeja e vdekjes së tij, mirëpo pati anëtarë të familjes si dhe mjekë, që qenë të sigurtë se Nikollë Bojaxhiun e kishin helmuar.“/Zeri.

Share This Article
14 Comments
  • Redaksi,mos bini viktime e koqevareve e antishqipetareve!Nga dje me 4 Shtator ‘Nene Tereza’ apo Gonxheja eshte SHEN TEREZA E KALKUTES vetem kjo thuhet qe ka origjine shqipetare JO shen Tereza qe eshte tjeter SHENJT e shenjteruar para saj!?

  • Nuk ka asnje dyshim qe Nikolla Bojaxhiu eshte shqiptar arumun me origjine nga Voskopoja … dhe kjo eshte plotesisht e dokumentuar…… Ai vdiq kur Gonxhja ishte vetem 10 vjece. Edhe pse Ortodoks ai u martua me Katoliken Age nga Rrethinat e Gjakoves… e cila e orientoi dhe e lidhi Gonxhen 10 vjecare me kishen dhe fene katolike..

    • Nikolla bojaxhi ishte qytetar serb nga prizereni,pavarsisht se ish tregetar e dinte edhe shqip ai besonte tek besimi ortodoks!
      Kto te helmuarat jan sajesa te prapagandes bajate e thashethemeve ekstremiste e nacionaliste te orjentit kunder kishes e besimit ortodoks pavarsisht se cdo besimtar ortodoks asnjeher nuk ka pas problem nje grua katolike shqiptare apo kroate qofte apo nacionalitet tjeter!

  • Serbet xhelate te babait te Gonxhe Bojaxhiut? Kjo duket sikur eshte shkruar ne arkivat e bodrumeve te KQ te PPSH,

    sepse:

    KATILI ME I MADH PER FAMILJEN BOJAXHIU ISHTE ENVER HOXHA, AI QE JA KISHTE SHITUR BYTHEN DHE VATANIN MARSHALLIT KOMUNIST JOSIP TITO

    Kjo MONSTER e pabese jo vetem qe e shpalli Gonxhen ARMIKE te popullit, por i masakroi motren dhe nuk e la Gonxhen qe ta shikonte perpara se te jepte shpirtin tek Zoti.

    Nga ana tjeter:

    Gonxhe Bojaxhiu ka bere nje mekat tejet te madh duke vendosur lule ne varrin e ANTIKRISHTIT Enver Hoxha qe tregon se shenjteria e saj eshte mjaft me pikpyetje per kanonet e Kishes,

    sepse:

    ENGJELLI SHENJTOR NUK MUND TE VENDOSE LULE MBI VORRIN E DJALLIT MIZOR

    prandaj:

    gjithe zallahia e shenjterimit te Madre Terezes ngjan me shume si nje politike me albaneze pagane dhe te pafe afrikane.

  • Or ti intelektual!
    Kontrollo komitetin central qe e mbajne supet.Tru ta thome me bindje nuk ka fare ne ate rrashte.Aty duhet te permbajne o,shasme dhe gur cakmakesh ose krunde.
    Si nuk te rrin goja rahat por te asht kthye si bire bythet qe kundermon fekale fasulje me mish dhie.
    E kutpon qe krushku i Berishes ia ka dhane helmin.

  • Benit dhe Samiut !

    Nikolla Bojaxhiu ishte me origjine vllahe, ashtu si tere farefisi i tij i shperngulur ne Lushnje para fillim shekullit qe lame pas.
    Deri sa ishin akoma ne jete kushurinjte e tij, duke futur edhe nipat e mbesat, njihnin persosmerisht gjuhen vllahe.
    Ta thote nje deshmitarte direkte e ketyre fakteve te pamohueshme.
    Mbase edhe sot, ata me ne moshe arrijne te komunikojne ne vllahishten e gjysherve te tyre.
    Nga Lushnja nje dege e fisit u shperngul ne Tirane.

    • Mundet te jet me origjin vllahe,por ama i lindur ne prizren dhe ne verifikimin e identitetit te tij shkruhej qytetar serb?
      Ku ka katolik me mbiemer bojaxhi ne katilicizmin shqiptar,kjo esht absurditet tek ne te thuash bojaxhiu katolik!!!,
      Besimi esht i lire te zgjedhesh keshtu eshe shen tereza zgjodhi ate qe i pershtatej e interesonte,ska asgje te keqe!

      • Uroj qe te mos jesh ai Beni ce ecen vete or matuf i hieroglifuar me draper e çekan !
        Ishin dhe jane te gjithe orthodokse, siç jam edhe une i batezuar nje dite vere nga je Pop qe s’ja mesova kurre emrin.
        Nuk ishte i vetmi Nikolla apo Koli i Ganxhe Bojaxhiut, Shen Terezes se Kalkutes, qe u martuan me katolike…
        Kam shume raste konkrete me shembuj te tille, qe nuk mund ti them ne keto komente absurde, qe perpiqen te krijojne realitete makiaveliane te bazuara ne fantazite e semura pjerdhanesh çepaniote, viçidoljane e lapordhjane te bollekizuar.

  • Kur behet fjale per figura Kombetare cdo krahine kerkon pervetsimin e tyre.Nga leximet e mija:Familja e Nen Terezes esht nga Fani i Mirdites,dhe para shum vitesh edhe gazeta Dukagjini,e ka shkruajtur emrin e saj perkrah figurave patriotike Mirditore.Mbiemri BOJAXHI ishte nofka qe ju vu Familjes se saj per shkak se i Jati i saj kishte kete zanat (sot nuk me kujtohet me saktesi mbiemri i vertet i tyre)Per arsye te ndryshme nga krahina e Fanit jan larguar shum familje nder shekuj drejt Kosoves,te cilet e kan ruajtur origjinen e tyre.Ne komente te ndryshme nga Kosovaret,(megjithse me perbuzje)kam lexuar shprehjen;Ata sjan Kosovar por Fandas.

    • Qe kur Rresheni na qenkerka bere edhe me kodra? Nuk ka njerez me te peshtire se mirditoret o Mono nga kodra e Rreshenit qe nuk dihet nga bie me tapi.
      Ah mer Mono sa mire ju njoh une qe kalova pjesen me te bukur te rinise time, mes jush per t’ju civilizuar pa ja ariritur dot.
      Shembulli me konkret je ti vete, e te tute qe na i nxorret edhe Bojaxhinjte nga Fani, ku fluturojne vetem laraskat e dy kemboret si ti, me frike kane shkelur atyre gjymnajave.
      Shen Tereza e Kalkutes lindi ne Shkup, dhe eshte shqiptare. Nikolla apo Koli, i ati ishte orthodoks i martuar me katolike nga Kosova. Ai ishte, siç jane gjithe Bojaxhinjte e fisit te tij me origjine Vllahe, gjuhe te cilen e kane folur edhe nipat e mbesat e kushurinjve te tij ne Lushnje, Tirane e Vlore.

  • edmond(koder rreshen)
    Nji hulumtues me origjine Mirditorit.Kur po benim muhabet ne lidhje me levizjet dhe origjinen e fiseve.Ai ma tha shqeto: Mirdita e ka origjinen nga krahina e Kosoves.
    Tashti kujt ti besojme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *