Pavarësisht mënyrave që përdori për t’u vendosur në qendër të vëmendjes, Anxhela Martini ia ka arritur qëllimit. Tashmë një modele me famë botërore, bukuroshja nga Shkodra ia ka vënë syrin sfilatave të Victoria’s Secret. Pas shfaqjes në kopertinën e revistës ‘Maxim’, Martini ka ardhur me një set të dytë fotosh të realizuara nga fotografi Fadil Berisha, krijime këto të cilat janë vlerësuar lart nga kritikët e fotografisë dhe modelimit. Por kohët e fundit, Anxhela është parë të shpërndajë foto të ndryshme të ‘engjëllusheve’ të ‘Victoria’s Secret’, duke lënë përshtypjen se në planet e saj mund të jetë edhe marrja e titullit ‘Engjëll’ apo edhe vetëm të ketë një inkuadrim në këtë shtëpi të madhe të modës. Angela nuk ka thënë asgjë zyrtarisht, por shpërndarja e fotove të njëpasnjëshme dhe vlerësimi i ‘engjëjve’ nga ajo ka krijuar konfuzion tek fansat e bukuroshes.






SHQIPARET jo vetem qe jane te bukura por mjaft te zgjuara,ne kete aspekt nje bukuroshe si anxhelina nuk asnje pengese per arritur majat mete larte ne konkurin.Suksese Anxhi.
Po hiqe te shkreten,se na i mban perpjete!