“Biseda me Fatosin kur i erdhi fleta e arrestit në zyrë”

Elton Tafaruci

Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, ka intervistuar edhe Kristina Çupin, ish-sekretarja personale e Nanos.

Ajo tregon ndër të tjera edhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua.

“Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi.

Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”.

Aty m’u thye filxhani.

Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se kam shenjë të mirë.

Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar. Morëm porosinë se duhet të hiqnim ato që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira”

Share This Article
5 Comments
  • DHE KY PUSHT,,,NANO,, U LIDH PRAP ME BERISHEN,,, BERI PUCIN DHE I DHA QEVERINE SALIUT ,,,PREU NE BES SHQIPTARET DHE SOCIALISTET PER INTETESAT E TIJ,,,I HYRI VETJA NE QEJF SE BERI BURG ME GANGSTERRAT E TIRANES DHE KUR DOLI NGA BURGU SI MORTO DI FAME PA KOKERR LEKU JA SHITI SHQIPERINE GANGSTERRAVE PER PASURI,,, DHE SILLEJ SI POLITIKAN GANGSTER,,, DHE ME NUSE TE RE,,,POLITIKANI ME I FALIMENTUAR SHQIPTAR,,,,PA MORAL DHE DINJITET,,,,,NDOSHTA JAN TE VERTETA THENJET QE DILTA NGA BURGU DHE HANTE DHE PINTE ME KAPOT E KRIMIT NE KOHEN E BURGUT,,,,NDOSHTA KJO ISHTE LOJA,,,, RENDESI KA QE POLITIKAN TE TIDHE MOS TE KTHEHEN ME NE POLITIKEN SHQIPTARE,,, PRESIM KUSH E KA RRADHEN TADHTI QE MOS TUA SHIKOJME ME SURRATIN,,,,

  • DHE KY PUSHT,,,NANO,, U LIDH PRAP ME BERISHEN,,, BERI PUCIN DHE I DHA QEVERINE SALIUT ,,,PREU NE BES SHQIPTARET DHE SOCIALISTET PER INTERESAT E TIJ,,,I HYRI VETJA NE QEJF SE BERI BURG ME GANGSTERRAT E TIRANES DHE KUR DOLI NGA BURGU SI MORTO DI FAME PA KOKERR LEKU JA SHITI SHQIPERINE GANGSTERRAVE PER PASURI,,, DHE SILLEJ SI POLITIKAN GANGSTER,,, DHE ME NUSE TE RE,,,POLITIKANI ME I FALIMENTUAR SHQIPTAR,,,,PA MORAL DHE DINJITET,,,,,NDOSHTA JAN TE VERTETA THENJET QE DILTA NGA BURGU DHE HANTE DHE PINTE ME KAPOT E KRIMIT NE KOHEN E BURGUT,,,,NDOSHTA KJO ISHTE LOJA,,,, RENDESI KA QE POLITIKAN TE TIDHE MOS TE KTHEHEN ME NE POLITIKEN SHQIPTARE,,, PRESIM KUSH E KA RRADHEN TASHTI QE MOS TUA SHIKOJME ME SURRATIN,,,,

  • E ç’i duhet popullit biseda me Tosin ?!..Kur mundë të mësojmë se ç’bënë sot ky njeri për atdheun e popullin që vuan në mjerim , korrupsion e skamje.

  • Burre i dobet dhe koti, kesaj ju paska thy filxhani o zot punonte me shefin e opozites dhe ala me kete mentalitet ju thy filxhani dhe e kishte shenje te mire.A ka mundesi te mos na gerrcni me kesisoj budalleqesh.Nese Nano u fut ne burg kot ne 94 ne vitin 2005 e me tej e kishte 100% hak te shkonte ne burg per gjithe sa beri dem nga 97 deri ne 2005, perfshire edhe venien para pergjegjesise se Sali Berishes per burgosjen e tij politike.I keq per kete vend njesoj si Berisha por shume me i dobet.

  • Ne burg Tos qorri beri stazhin. ku u lidh me kriminele dhe hajdute, te cilet i pati pas bythe kur u be Kryehajdut’
    Nga nje hajdut ordiner qe kishte vjedhur lengje te ndihmave italiane, u be vahmirresi i te gjitha ndihmave ne DOLLAR, nga Perendimi, USA, BB, FMN dhe merrte cfare i shikonte syri e cfate ti kapte dora, pijanec dhe bixhozci, me gjyslyke qoorash ku xhami i tyre dukej si bytha e kavanozit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *