Një fëmijë 15 muajsh ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kovën me ujë ku e ëma po bënte punët e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një pallat në Mewi, Itali. Elton nga Kosova jetonte së bashku me prindërit e tij, nënën 23-vjeçare Vlora, dhe babai i tij 34 vjeç Fazli. Sipas mediave italiane, fëmija po ecte në karrocën e tij, kur ka përfunduar në kovën e mbushur me ujë.
Vlora është në muajin e 4 të shtatzënisë dhe është shtëpiake, ndërsa Fazli punon si murator. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka marrë në pyetje nënën e foshnjës. Kjo e fundit nuk di mirë italisht, e duke qenë e tronditur nga ngjarja nuk ka dhënë shumë sqarime për karabinierët. Ndërsa një fqinj është shprehur: “Ishin të bërtitura të dëshpëruara. Dola menjëherë në ballkon e pashë gruan me fëmijën në krahë.
Vogëlushi i kishte krahët e rënë poshtë dhe e kuptova se duhej telefonuar menjëherë 118. Pastaj rashë poshtë dhe aty kishe shumë njerëz”. Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.
