VIDEO / Furtunë në Shkodër, ndërpritet përkohësisht takimi

Dita

Moti i keq ndërpreu në minutën e 75 ndeshjen me Shqipërisë dhe Maqedonisë në Loro Boriçi të Shkodrës, e vlefshme për kualifikueset e botërorit rus.

Shiu i dendur dhe era e fortë bënë të pamundur vazhdimin e ndeshjes dhe gjyqtari i takimit vendosi ndërprerjen e saj.

Ndeshja u ndërpre me rezultatin 1-1. Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën 9 të pjesës së parë me anë të Sadikut, që lëvizi mirë në hyrje të zonës pasi mori një top të gjatë nga Hysaj.

Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë të takimit, megjithëse ishin të paqartë në fazën sulmuese. Në të dytën Maqedonia nisi të shihte me shpesh nga porta jonë, por golin do ta gjente nga një gabim i yni.

Veseli kthen topin keq pas për mbrojtjen dhe nga kjo përfiton Aliovski që i shmanget Gjimshitit dhe dërgon topin pas shpinës së Berishës, në të njëjtin kend ku në pjesën e parë e dërgoi Sadiku.

Takimi pritet të rinisë me përmirësimin e motit.

Share This Article
2 Comments
  • i uroj fitoren Shqiperise,ndaj Shtetit te ri te Maqedonise,ose me mire te themi Maqedonia e re.Shqiperia,dhe te gjithe Tifozeria,e presin fitoren,por me ben pershtypje nje urim i Visar Ymerit,i Cili eshte nga Kosova,dhe ne vend tja uroj fitoren Kosoves ja uron Shqiperise,duke neglizhuar Kosoven,kur Kosova eshte Shtet i Pavarur,sikurse Kroacia dhe Serbia,te dy Shtete Sllave,por te pavarura nga njera Tjetra.me kete akt,Ymeri kryen tradhti ndaj Vendit te vet,sepse ne rradhe te pare urimi shkon per Vendin ku ha buken,dhe pastaj mund te urosh krejt Boten.Pra aty ku ha buken mos derdh kupen,sepse Shqiperia,punon per buken e vete dhe Kosova per te veten,dhe te them nje gje qe ndoshta se beson,nuk je i mireseardhur ne Shqiperi,sepse po te jete Puna per bashkim kete Flamur ka kush e merre,dhe nuk lejohet qe te bjere ne duart Tuaja,sepse flamurin e bashkimit,e ka dhe do ta kete,kush ha buken e nuk shkel kupen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *