Nënë Tereza si debat mes komunistëve!

redaktor

 

Nga Muharrem Xhafa*

 

Mbi “shenjtërimin” e Nënë Terezës, disa më janë drejtuar mua për të dhënë edhe ne një opinionin tonin.

Në këtë material që po dërgoj, unë u kam dhënë përgjigje tri pyetjeve të një anonimi, po qe nuk është “çudi” të jetë një ish- i radhëve tona!

Konkretisht, një facebook-as kërkon që t’i përgjigjem tri pyetjeve të tij për Nene Terezën.

  1. A beson një komunist në “mrekullitë” e Nënë Terezës?
  2. A është e vërtetë që Nenë Tereza ka vënë lule te Varri i Enver Hoxhës?
  3. Nëse po, përse?!

“Miku” im, të kuptoj që je nxitur (shtyrë) për pyetjet e tua nga veprimtaritë e organizuara për nder të “shenjtërimit” të Nënë Terezës.

Që kërkon të dish opinionin tonë bën mirë, po, nëse e bën këtë për të provokuar, gabon, sepse edhe ne kemi opinionin tonë.

Përgjigjja për tri pyetjet e tua lyp një analize të plotë e të thellë, po një përgjigje të shkurtër do të ta jap!

 

1.

Një komunist e ateist nuk mund të jetë as me filozofinë e as me praktikat e Nënë Terezës për “zgjidhjen” e nevojave te popullit e për ndryshimin (ndërrimin) e gjendjes së tij!

Nënë Tereza përbën një fenomen kompleks dhe duhet parë si e tillë, në kompleks, jo thjeshte si një fetare!

Botërisht ajo ka thënë, ka shpallur, se “me gjak jam shqiptare”!

Nënë Tereza është një Shqiptare e përmasave botërore, një Nobeliste, e cila qëndron në Majë me personalitete të shquara të botës. Nënë Tereza – fetare, e besimit të krishterë, por i bën nder popullit shqiptar!

E di qe krahasimi çalon, po edhe Skënderbeu ynë, Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, ka qene i krishterë, që besonte te krishtërimi! Po Karl Marksi e vlerësonte si burrin e madh shqiptar të Mesjetës, i cili mbrojti nga invazioni osman jo vetëm vendin e tij, po edhe qytetërimin e krishtërimin europian!

Në shërbesat e saj, përkushtuar njerëzve pa dallim, Nënë Tereza u jepte rëndësi publike sjelljeve e veprimeve të saj psikologjike, fizike, frymës njerëzore, materiale, jo nuskave, jo temjanit, madje as vendeve të shenjta, fakt që e bën interesant personalitetin e shqiptares, Gonxhe Bojaxhi!

Një komunist, siç e thashë, nuk i sheh ndryshimet e duhura e zgjidhjen e problemeve ne filozofinë e praktikat e Nene Terezës! Po ai as nuk mund të mohojë që ajo ishte një grua tokësore, shqiptare, me famë botërore!

 

2.

A ka vënë Nënë Tereza lule te Varri i Enver Hoxhës?!

Unë, kohë më parë, i kam dhënë përgjigje në fb kësaj pyetjeje, se kjo është e vërtetë!

Në gushtin e vitit 1989, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) bëri vizitën e parë të saj në atdheun e vet, në Shqipëri. Me këtë rast, ajo shprehu dëshirën e vet, që të vendoste lule te Varri i Enver Hoxhës, për ta nderuar si burrështeti e udhëheqës i popullit shqiptar dhe një kurorë te Monumenti “Nënë Shqipëri”, akt i madh ky që mund ta bënte vetëm një grua e nivelit të Nënë Terezës!

Si e tërë vizita e saj, edhe vizita në Varrezat e Dëshmorëve, duke vendosur lule te Varri i Enver Hoxhës dhe te Monumenti “Nënë Shqipëri”, është filmuar nga ekipi që e shoqëronte dhe nga Televizioni Shqiptar. Ky film duhet të jetë dhe sot në Arkivin e TVSH dhe në Arkivin e Shtetit.

Sa më kujtohet, Nënë Terezën e priti edhe Nexhmije Hoxha (me të bijën) në cilësinë e Kryetares së Frontit Demokratik te Shqipërisë.

 

3.

Pse vuri lule te Varri i Enverit?- pyesni ju.

Nënë Tereza ishte fetare, po ishte shqiptare e mençur, botërore! Ajo e vlerësonte figurën e Enver Hoxhës jo si ateist e komunist, po si burrë i madh shteti dhe sepse, në krye të popullit shqiptar, Udhëheqësi kishte bërë shumë për vendin e tij.

Kur erdhi në Atdheun e saj, në Shqipëri, Nënë Tereza u habit që nuk po shihte rrugëve të shtrirë, njerëz mjeranë, lypsa, jetimë, lebrozë, të sakatuar, që nuk po i dilte askush përpara për t’i kërkuar ndihmë për bukë a shërim, çka, në mënyrën e saj, edhe e ka shprehur një dukuri të tillë!

“Miku” im!

Nënë Tereza nuk ia lejonte vetes të binte në nivelin e klasës së sotme politike të popullit shqiptar, të politikanëve e të shtetarëve të sotëm, të cilët duhet të mësojnë nga Nënë Tereza për nderimin e historisë e të figurave të shquara të saj dhe për përkushtimin ndaj popullit!

Këta janë larg Nënë Terezës!

 

*Kryetar i PPSh

Share This Article
8 Comments
  • NJE CINIZEM I PACIPE NGA VAMPIRET E ENVERIT DHE NEXHMIJES

    Ne fakt nene Tereza nuk mund te jete shenjori i viktimave te ANTIKRISHTIT djallezor Enver Hoxha

    sepse:

    NJE SHENJTOR ENGJELLOR NUK VENDOS LULE MBI VORRIN E ANTIKRISHTIT MIZOR DHE GJAKATAR

    Por ne kete shkrim-pergjigje te VAMPIRIT te Enverit dhe Nexhmijes, Muharrem Xhafa te bie ne sy cinizmi i pacipe karakteristik i fanatikeve enveriste ne DITA qe genjejne dhe mashtrojne edhe me fakte rrenqethese si ai i vendosjes se luleve mbi vaorrin e Enver Hoxhes nga Gonxhe Bojaxhiu:

    “Në gushtin e vitit 1989, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) bëri vizitën e parë të saj në atdheun e vet, në Shqipëri. Me këtë rast, ajo shprehu dëshirën e vet, që të vendoste lule te Varri i Enver Hoxhës, për ta nderuar si burrështeti e udhëheqës i popullit shqiptar dhe një kurorë te Monumenti “Nënë Shqipëri”, akt i madh ky që mund ta bënte vetëm një grua e nivelit të Nënë Terezës!”

    Vetem qe ky VAMPIR nuk e vazhdon me tej historine, por ja se cfare ka thene kriminelja Nexhmije Hoxha:

    “Gjatë vizitës në Tiranë ajo vajti edhe te varrezat “Dëshmorët e Kombit” dhe atje vuri një buqetë me lule te varri i Enver Hoxhës, fakt që është fshehur prej shumë vitesh. Në fakt kur erdhi në shtëpi, në sallonin e pritjes, mbi oxhak ishte një portret i madh i Enverit dhe ajo pyeti: “kush është ky burrë?“. I thashë se është im shoq dhe ndërhyri Jorgo Melica, duke i thënë se: “Është ai që i vure buqetën e luleve te varrezat””.

    Ne fakt servili Jorgo Melica duhet t’i kishte thene Gonxhe Bojaxhiut:

    “Ky qe ti i vure lule ne vorr eshte MONSTRA gjakatare qe te masakroi nenen dhe motren duke i shpallur ARMIQ te Kllases.”

    A MUND TE EKZISTOJE MASHTRIM ME I POSHTER DHE CINIZEM ME MAKABER SE KY QE TREGON NE DITA VAMPIRI MUHARREM XHAFA PER NENE TEREZEN?

    • Intelektuali rishfaqet Paintelekt !?, edhe ne kete rast qe M.Xhafa luan paqesisht dhe simbolikisht me simbolet kombetare.

  • NJE CINIZEM I PACIPE NGA VAMPIRET E ENVERIT DHE NEXHMIJES

    Ne fakt nene Tereza nuk mund te jete shenjori i viktimave te ANTIKRISHTIT djallezor Enver Hoxha

    sepse:

    NJE SHENJTOR ENGJELLOR NUK VENDOS LULE MBI VORRIN E ANTIKRISHTIT MIZOR DHE GJAKATAR

    Por ne kete shkrim-pergjigje te VAMPIRIT te Enverit dhe Nexhmijes, Muharrem Xhafa te bie ne sy cinizmi i pacipe karakteristik i fanatikeve enveriste ne DITA qe genjejne dhe mashtrojne edhe me fakte rrenqethese si ai i vendosjes se luleve mbi vorrin e Enver Hoxhes nga Gonxhe Bojaxhiu:

    “Në gushtin e vitit 1989, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) bëri vizitën e parë të saj në atdheun e vet, në Shqipëri. Me këtë rast, ajo shprehu dëshirën e vet, që të vendoste lule te Varri i Enver Hoxhës, për ta nderuar si burrështeti e udhëheqës i popullit shqiptar dhe një kurorë te Monumenti “Nënë Shqipëri”, akt i madh ky që mund ta bënte vetëm një grua e nivelit të Nënë Terezës!”

    Vetem qe ky VAMPIR nuk e vazhdon me tej historine, por ja se cfare ka thene kriminelja Nexhmije Hoxha:

    “Gjatë vizitës në Tiranë ajo vajti edhe te varrezat “Dëshmorët e Kombit” dhe atje vuri një buqetë me lule te varri i Enver Hoxhës, fakt që është fshehur prej shumë vitesh. Në fakt kur erdhi në shtëpi, në sallonin e pritjes, mbi oxhak ishte një portret i madh i Enverit dhe ajo pyeti: “kush është ky burrë?“. I thashë se është im shoq dhe ndërhyri Jorgo Melica, duke i thënë se: “Është ai që i vure buqetën e luleve te varrezat””.

    Ne fakt servili Jorgo Melica duhet t’i kishte thene Gonxhe Bojaxhiut:

    “Ky qe ti i vure lule ne vorr eshte MONSTRA gjakatare qe te masakroi nenen dhe motren duke i shpallur ARMIQ te Kllases.”

    A MUND TE EKZISTOJE MASHTRIM ME I POSHTER DHE CINIZEM ME MAKABER SE KY QE TREGON NE DITA VAMPIRI MUHARREM XHAFA PER NENE TEREZEN?

    • He mo, derdellit sa te duash , se nuk merret kush me idjote te tille ne gen , si puna jote zoti intelolesh !
      Kudo ne bote , ka si puna jote , qe vlejne ashtu si
      kllounet e cirkut , por ti dallon prej tyre se je teper i
      vjeteruar e demode , ndaj s`ta var kush trasten e tagjise !
      Ti ndjen kenaqesi edhe kur te peshtyjne , sepse je
      specie ne zhdukje ! Natyra eshte e pa meshireshme !

  • A beson një komunist tek mrekullitë e Nënë Terezës? Komunisti në parim është ateist, jo besimtar, prandaj nuk beson se ka Zot dhe jetë të përtejme, e përkëtë arsye nuk beson as mrekullitë.
    Pse ka vënë Nënë Tereza lule tek varri i Enverit? Për protokoll. Ishte viti 1989. Po do vije në Shqipëri, patjetër që do nderoje Enverin. Duhet të ketë qenë kusht dhe pjesë e marrëveshjes. Sma merr mendja se Nënë Tereza njihte shumë Enverin apo veprën e tij, apo të ketë qenë shumë e interesuar tek aspektet patriotike të popullit shqiptar. Si çdo katolik tjetër i devotshëm, ajo ishte shumë e përqendruar tek punët e veta. Feja nuk njeh kombe, njeh vetëm besimtarë dhe natyrisht paratë e donacioneve.

  • Nuk quhet kote Nana Tereza.Nane e quajn pes kontinetet.Ajo e dinte se kush kishte qene Enver Hoxha.Ne vitin 1967 kur rregjimi i Hoxhes e kryesisht ky diktator do te ndalonte besimin ne Shqiperi,Gonxhe Bojaxhi ne ate kohe i kerkoj Vatikani te ndalohej ket djall qe te ndalonte cfar po bente.Ne nje miting tha afersisht per Nane Tereza se ka dalur nje kuck dhe po vjedh vrer kunder atedheut ton socialist.Po ky pra djali i hoxhes nuk lejoj aty nga viti 1973 te merrte pjes ne varrimin e se jemes.Falenderoj Zotin qe nuk eshte pyetur Shqiperia se as cmimin nobel nuk do ta merrte.Te ishte qefmbetse nuk do ishte ajo qe eshte.

  • Shoku Muharrem,
    Mendoj se sakrificat e Gonxhes vleresohen humanitare sepse ne rendin borgjezo-kapitalist nje njeri nuk mund te beje dot me shume per shoqerine.
    Vleresimi qe i behet nga borgjezo-kapitalistet u sherben atyre per te krijuar tek populli idene se rendi nuk mund te ndryshohet dhe se ju per njeri tjetrin mund te beni vetem keto gjera qe beri Gonxhja ne se doni,por mos mendoni as mos tu shkoje ne mendje se mund te ndryshoni shoqerine.Pra Gonxhja prandaj edhe e vlereson ENVERIN,sepse e ka te qarte,e ka kuptuar misjonin historik te tij.Borgjezia e publikon Gonxhen qe njerezit te mos kerkojne me shume se sa u jep borgjezia…Gjithçka tjeter eshte hipokrizi,qe feja dij si ta luaj teatrin….

  • Nene Terza eshte nderi sa SHENJTERIA e mbare shqiptareve te kudo ndodhur
    “Shenterine” e ka vendosur sa merituar per punen e saj vetmohuse si SHENJTORE VERTETE-
    KRENARI PER NE !
    Ndeerimi “NENE TEREZES”eshte nderimi ZOTIT ne toke.
    Cast lumnije per cdo shqiptar SHENJTERIA e SAJ.
    .
    Nene Pashako D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *