Në Ditën e Europës, Partia Socialiste deklaroi se qeveria “Berisha” ka dështuar me integrimin e vendit në BE. Në një konferencë shtypi, deputeti Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria është larg vendeve të rajonit, duke u kthyer në një shtet të ngjashëm me Azerbajxhanin apo Venezuelën.
“Sot, në Ditën e Europës është më e qartë se kurrë se çfarë përmasash dramatike ka marrë dështimi i Sali Berishës dhe PD në ndërtimin e Shqipërisë Europiane.
3 shanse të humbura në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim, kurs përplasje me perëndimin dhe posaçërisht partnerin strategjik SHBA-të, raporte gjithnjë e më kritike për situatën që mbizotëron sot në Shqipëri, dhe një shqetësim në rritje për drejtimin ku po e çon vendin Sali Berisha, ky është bilanci i situatës së sotme.
Është e papranueshme që plot 22 vjet pas rënies së komunizmit Shqipëria vazhdon të jetë regjim hibrid, më i ngjashëm me Venezuelën dhe Azerbajxhanin sesa me vendet e rajonit apo Europën demokratike ku duam të anëtarësohemi.
Është një e vërtetë e thjeshtë dhe e dukshme: Sali Berisha ka dështuar me procesin e ndërtimit të një Shqipërie Europiane, demokratike e të drejtë. Tentativa e tij flagrante për të deformuar sërish procesin zgjedhor, kokëfortësia me të cilën po u përgjigjet paralajmërimeve gjithnjë e më serioze që po vijnë nga partnerët ndërkombëtarë, për koston që kjo do të kishte për vendin, janë prova më e qartë se Sali Berisha e ka bërë zgjedhjen e tij. Integrimi në familjen Euroatlantike dhe përkthimi i këtyre angazhimeve në standarde të prekshme për qytetaret nuk është zgjedhja e tij”.
Bushati u shpreh se me ardhjen në pushtet, PS do të ndërtojë Shqipërinë Europiane, në bazë të së cilës do të qëndrojnë institucione demokratike të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve e jo pushtetit të radhës.
“Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga çlirimi i sistemit të drejtësisë nga korrupsioni e politizimi që e kanë kthyer mosndëshkueshmërinë në sistem.
Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga çlirimi i shërbimit diplomatik nga nepotizmi e politizimi që e kanë kthyer shërbimin diplomatik në celulë anti-opozitë.
Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga ndërtimi i një qeverisjeje transparente dhe një administrate publike të ndërtuar jo mbi bazat e militantizmit e nepotizmit, por mbi bazën e profesionalizmit;
Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kaloje nga transformimi i sistemit arsimor nga një sistem i dështuar që sot prodhon analfabetë funksionalë, në një sistem arsimor që u krijon të rinjve mundësinë të konkurrojnë denjësisht me bashkëmoshatarët e tyre në tregun Europian të punës; nga një zhvillim ekonomik që prodhon punësim e mirëqenie dhe jo thjesht pasuri për një grusht njerëzish në pushtet; nga një politikë që mbështet drejtësinë dhe kohezionin social e jo rritjen e pabarazisë; nga një politikë e jashtme që synon bashkëpunimin dhe stabilitetin e jo shpërthimet primitive të nacionalizmit për përfitime të ngushta politike”, përfundoi Bushati.

SHQIPERIA eshte nje republik me demokraci jo funksionale por HIBRIDE.RROL negativ kan pasur dhe te vetquajturit analist.per mua mero andi muci shpetimi jan posht inteligjences se nje qytetari normal Europian.Kta analist kan koh qe thon se SHQIPERIA BEHET po te ket qytetar tepergjegjshem.
SHQIPERIA eshte nje republik me demokraci jo funksionale por HIBRIDE.RROL negativ kan pasur dhe te vetquajturit analist.per mua mero andi muci shpetimi jan posht inteligjences se nje qytetari normal Europian.Kta analist kan koh qe thon se SHQIPERIA (nuk)BEHET po te ket qytetar tepergjegjshem.
Si fillim nuk i ngjasojme as Azerbaixhanit dhe as
Venezueles.Per shume aresye.
Ne jemi vend qe nuk kemi surrat te krahasohemi
me asnje vend ne kete derexhe qe na katandisi
Berisha.Popullin e sakatoi,Institucionet i privatizoi
Hajde foto hajde, plot erotizëm…! Ç’më hyn në punë ç’është biseduar?
Nusja plakë berishë po lutet për dhëndër të radhës. Shihni ç’gaz i ka shkaktuar dhëndërit.
Por ky kryeministër asnjëherë nuk ka qenë shqiptar… në asnjë lloj kuptimi të kësaj fjale, prandaj është pro martesave… por nuk ja beson më kush as atë lloj virgjërie.
Sa keq shprehemi ne turmat për heqësit e udhëve tona drejt botës së qytetëruar…si gjithmonë mbetemi mosmirënjohës…edhe se e dimë që zhvillimi vjen o me çthurrje o me kulturë!
Ç’sakrifica po bën sa është gjallë ky komunist i përbetuar… kjo nuse e gatshme kurdoherë për t’u rimartuar. Ç’kulturë e re për shqiptarët! Hajde hajde si kuptohet Liria me Sali Berishën.
Ka zëra edhe për martesat jashtë llojit njerëzor! Të lutem o Zot, bëj të mos i bjerë në vesh Sali Berishës, dashnores së Lirisë!