“Sa herë që mendoj për Trump, më kap alergjia”

Ornela

Një kollë e zgjatur detyroi kandidaten demokrate për presidencën amerikane, Hillary Clinton, që të ndërpriste pë pak caste tubimin e të hënës në shtetin e Ohajos.

Pasi piu ujë dhe vazhdoi fjalimin me zë të ngjirur dhe frymëmarrje të rënduar, ndërsa publiku brohoriste “Hillary, Hillary”, kandidatja demokrate u përpoq të shpjegojë me shaka arsyen e kollitjes: “Sa herë që mendoj për Trump, më kap alergjia”, tha kandidatja demokrate, raporton “The New York Post”.

Megjithatë, kjo situatë u shndërrua menjëherë një armë në duart e Trump, i cili ka vënë shpesh në pikëpyetje shëndetin e kandidates demokrate.

Kështu, Kellyanne Conëay, kreu i fushatës së kandidatit republikan për president të SHBA, Donald Trump, nuk vonoi të komentonte se gjendja e Clintonit nuk ishte “një reaksion alergjik” ndaj Trump, por një “alergji” ndaj medieve.

Kjo gjendje i shton benzinë debateve dhe spekulimeve për shëndetin e saj pas publikimit në shkurt të disa fotove ku Clinton ndihmohet për të ngjitur shkallët dhe publikimit të një videoje në të cilën kandidatja demokrate lëviz kokën në mënyrë të ekzagjeruar. /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *