Agjencia e Prokurimit pezullon zbatimin e kontratës koncesionare për kompaninë fituese “Vendeka Bilgi” e cila u rendit e para në tenderin për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë.
Vendimi është marrë pasi kompania “Catalyst and Salillari LLC”, e shpallur e dyta në tenderin e dhënies me konçesion është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik, kundër vendimit të Ministrisë së Transporteve.
Kompania e shpallur fituese nga MTI për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, pjesë e rëndësishme e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e njohur si “Rruga e Kombit” “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, ofroi shumën 320 milion euro për investime, ndërsa do të subvencionohet nga buxheti i shtetit në shumën 5,6 milion euro, nëse nuk arrihet trafiku i programuar i makinave që do të taksohen.
Ndërsa kompania “Catalyst and Salillari”, e dyta në garën e konçesionit, ofroi shumën 217 milion euro për investim dhe kërkoi 4,99 milion euro subvencionim nga shteti.
Vendimi do të pezullohet deri ne shqyrtimin e ankesës Komisioni i Prokurimit Publik.

Kompanite vendese shqiptare duhet te kene prioritete, bonuse dhe perkrahje ne çdo privatizim, konçesion etj. Shqiperine duhet ne radhe te pare ta gezojme ne qe e kemi mbrojtur ne shekuj kete pellembe toke qe na ka mbetur..