URL, qeni polic që nuhat materialet pornografike

Ornela

Deri tani njihnim qen që zbulojnë drogën apo para, qen shpëtimi, apo qen që zbulojnë kur pronari i tyre ka një problem me diabetin. Tani, është zbuluar rasti i URL, të cilin zakonisht e quajnë “qeni porno”. URL është një labrador që është bërë një oficer policie shumë i dobishëm në Ëeber (Utah). Ai është e arma e re sekrete e detektivit Cameron Hartman.

Edhe pse është ende një qenush 18 muajsh, URL nuhat sende elektronike, duke e bërë atë një nga të paktit qen në Shtetet e Bashkuara që nuhat kimikate të emetuara nga disqet, kartat e memories, telefonat celularë, i-Pad- et  dhe pajisje të tjera të ngjashme.

Sipas Hartman, URL ka gjetur prova në lidhje me pornografinë, gjatë disa hetime për krime seksuale kundër fëmijëve dhe trafikimit të fëmijëve. “Nëse ka një hetues që beson se mund të ketë prova brenda një pajisjeje, atëherë ky është momenti i URL”, thotë Hartman. “Ai ka gjetur një usb brenda një kavanozi të mbyllur. Kavanzoi ishte brenda një kutie dhe kutia kishte edhe sende të tjera”.

Rastet mediatike

URL është një nga të paktët qen që janë trajnuar për këtë punë në SHBA, por jo i vetmi. Hartman citon shembullin e rastit të Jared Fogle, i cili u shpall fajtor për posedim të pornografisë së fëmijëve dhe akuza të tjera.

Një qen policie me emrin Bear, zbuloi disqet e fshehura në shtëpinë e Fogle, që kishin provat kundër tij. Bear gjithashtu ka punuar në rastin kundër ish-trajnerit Marvin Sharp, i akuzuar për abuzim me fëmijët. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Bear i drejtoi hetuesit në një kasafortë ku fshiheshin disa karta memorie.

Trajnimi i këtyre qenve zakonisht kërkon rreth muaj, me nga tri orë në ditë. Dhe kostoja mund të arrijnë në 10 mijë dollarë. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *