E dashur DITA. Zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë ndoshta zgjedhjet më të rëndësishme të këtyre 22 vite të shoqërisë shqiptare post-komuniste, sepse ato do të jenë jo vetëm zgjedhje plebishtare e politike, por do të jenë zgjedhje që do të heqin me votë një njeri, të kthyer në demon të jetës publike shqiptare.
Do të hiqet me votë një njeri, burim konfliktesh me të gjitha institucionet e vendit? Një njeri simbol i fundit komunist ekstremist dhe i mentalitetit bajraktar në drejtimin e shtetit? Do të hiqet me votë një njeri që i ka sjellë shumë dëme të pariparueshme shtetit, atdheut dhe kombit shqiptar, një njeri që përpara karriges së pushtetit i bën të gjitha të këqijat, të poshtëron, të kërcënon, të akuzon, të shan me libër shtëpie?
Herë bëhet tigër, herë bëhet lepur, herë bëhet dhelpër, njëherë bëhet Neron e diktator, njëherë na bëhet pacifist dhe paqësor, njëherë bëhet nacionalist dhe patriot, njëherë e shet atdheun si plaçkë tregu, vetëm që të mos lëshojë pushtetin. Do të hiqet me votë një njeri që nuk e ka merituar asnjëherë pushtetin, por e ka të vjedhur e manipuluar dhe që vazhdon prapë ta vjedhë? Unë mendoj dhe është mendimi im personal dhe nuk ia imponoj askujt, që njerëzit e mirë të këtij vendi duhet të votojnë për Edi Ramën dhe për opozitën e bashkuar si të vetmen alternative përballë këtij shkatërrimi. Ndoshta nuk do arrijmë mrekullitë me këtë votë, por një gjë do ta arrijmë: Do krijojmë një standart. Standarti është ky: Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të vrasë njerëz.
Letër e nënshkruar: Bujar Cani

Shum shum i sakte autori nuk kam se cfar te shtoj vetem i uroj shendet autorit te shkrimit
TEPER I SAKTE AUTORI I SHKRIMIT Z BUJAR CANI..
Shume koment domethenes dhe i vertete.
Shkrim i shkurtere dhe thirje e sinqerte.Shpresojme qe te ndodhe vertete.Ka gjasa?
Shkrimi i B. Canit “Nje refren i popullit tem”! Kaq mjafton qe te dalin te gjithe, kush i thote vetes patriot ne qendrat e votimit dhe aty te ngrysemi derisa te futet dhe vota e fundit dhe te filloje numerimi. E kujt do t’i ankohemi per 4 vjet? (Mos o Zot!) S’kane pse te paguajne me djemte e nenave per nje ASSAD ne mes te Europes!
Nje shkrim i shkurter ,por i vertete dhe i pelqyer: Nuk do te shtoja gje tjeter ,perveçse te perseris thirrjen : Votoni per te hequr kete njeri (S:B: ), si njeri i te te gjitha te keqijave qe ka pesuar ky vend !
Nje shkrim i shkurter sakt i ke ren pikes por ka nje problem qoftelargu siken se e tjeterson voten ton ne cfar duhet te bejme vetem me rrevolucion largohet ky LUGAT
Nje shkrim I vertete, nje patriot I vertete .Te gjithe bashke me 23 qershore te shpetojme shqiperine .flm respekte per shkrimin tuaj