INTERVISTË / “Dëshmoj përballë Berishës. Nuk dua status, as falje”… A do ta marrë në pyetje “drejtësia e re” Izet Haxhinë?

redaktor

Alqi Koçiko – DITA

Pas ndryshimeve kushtetuese të 22 korrikut 2016 (duke gdhirë 23-shi), i pari në listën e 7 ligjeve të rëndësishme që premtojnë të jetësojnë në terren reformën e drejtësisë, ishte ligji i vetingut. Që do të thotë, mënyra sesi do përzgjidhen dhe filtrohen gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm, plus stafi i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në listë pritjeje është drafti i ligjit për SPAK, ku parashikohen organe që kanë krijuar njëfarë pritshmërie se pas përfundimit të strukturimit, do nisin hetimin e “dosjeve të mëdha”.

Kjo mbetet për t’u parë, por nëse do kishte një dëshmitar që duhej 1pyetur nën betim për një pjesë të madhe të ngjarjeve tragjike që kanë bashkëshoqëruar shoqërinë shqiptare në 26 vitet e fundit, padyshim që ai do ishte Izet Haxhia.

Nuk është sekret se që prej fillimit të rrëfimeve të tij në DITA mbi një seri ngjarjesh të përgjakshme, deliktesh e personazhesh që kanë shenjuar dekadën e parë të Shqipërisë pluraliste e ku strumbullar është tashmë deputeti Sali Berisha, komentuesit dhe lexuesi i thjeshtë e fton atë të dëshmojë para drejtësisë.

Më saktë, ftesa është “dykalimshme”: Pra, duhet që drejtësia ta marrë nën betim dëshminë e Haxhisë.

Deri tani, askush nuk kishte shpresë se drejtësia shqiptare do të bënte një hap të tillë. Tani e mbrapa, gjithçka është pezull, në pritje. Sepse “drejtësia tjetër” është në lindje e sipër dhe njerëzit kanë të drejtë të ruajnë një dozë goxha të majme skepticizmi. 

DITA kontaktoi me Izet Haxhinë, pikërisht për këtë temë.

-Izet, këto vite ke denoncuar publikisht përmes DITA-s, shumë krime e ngjarje të errëta. Ke shprehur ndërkaq mosbesimin tënd të thellë për drejtësinë shqiptare… 

Unë nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, as për çështjen Hajdari për të cilën jam dënuar në mungesë, por rrethanat dhe mënyra e shpejtë dhe komandimi e dirigjimi i atij gjyqi nga selia blu dhe në marrëveshje me SHIK-un e kohës, më bënë të tërhiqem nga kthimi im në Shqipëri.

-Pse, në rrethana të tjera do ishe kthyer; ç’të ka penguar?

Po ti edhe sot shikon se ka nga Ata, që tani rrëfimeve të mia u vënë nga njëmijë bishta, “jo ka qenë roje, jo po ai është kriminel e vrasës e nuk mund të besohet”, apo ato që unë jam i sponsorizuar nga gazeta Dita, madje dhe nga Rama, apo punoj për të majtët… Këta nuk do të ma kishin dhënë “shansin” të rrëfehesha para gjykatës, por atë të “rrëfimit” para Zebanit kur do të kalonim urën e Siratit për të përfunduar në xhehenem apo parajsë… Me një fjalë, do më çonin në botën tjetër.

-Nuk e di sa e ke ndjekur debatin dhe lajmet për reformën e drejtësisë dhe institucionet e reja. Besoj se shumica e shqiptarëve, të imagjinojnë ty duke dëshmuar…

Sa për institucionet e reja të drejtësisë që do krijohen dhe nuk e di se kur do fillojnë nga funksionimi (dhe që disa media na paskan caktuar edhe axhendën e tyre se kë do pyesin, pra mua), nuk kam ndonjë besim. S’kam ndonjë entuziazëm të madh se do bëjnë ndonjë pastrim të madh në stanin kriminal të politikës 25 vjeçare…

-Pse?

Izet Haxhia

Izet Haxhia

Sali Berisha

Sali Berisha

Sepse lista është shumë e gjatë. Në qoftë se duhet të vëmë drejtësi për këtë vend që është në prag të falimentimit, duhet të fillojmë që me ngjarjet kriminale të 2 prillit ‘91, që me ngjarjen e Fushë Arrëzit ku u dogjën me qëllim 42 vetë të pafajshëm vetëm për të mbjellë kaos e pasiguri. Pastaj duhet të vazhdojnë që nga vrasje të ndryshme të bëra nga Grupi Antikrim i krijuar në ‘94 e që deri më tani nuk ka folur askush për të, edhe pse e kam përmendur disa herë ekzistencën e tij; duhet të fillojë nga zhdukja e Remzi Hoxhës e deri tek vrasja e Artur Rustemit në Vlorë. Duhet të fillojë nga vrasja e punonjësve të Shik-ut në Vlorë e të policëve nga Fieri në qafën e Koshovicës, kur po përgatitej sulmi ndaj Jugut. Duhet të fillojë me vrasjet pa gjyq që u bënë fill pas marrjes së pushtetit nga Nano në ‘97 dhe të vazhdojnë me rastin Tropoja: Kjo është dosja më e errët që tregon bashkëpunimin e shtetit me opozitën dhe agjenturat e huaja për të futur në vëllavrasje e vrarë një krahinë të tërë. Duhet të merret me dosjen e bombës tek VEFA si një shembull i terrorit dhe vrasjes shtetërore mbi popullsinë civile.

Ka plot raste të tjera, si ai i vrasjeve në Përmet etj,. Po nuk u hapën këto dosje, asnjëherë nuk ka për të pasur drejtësi në vendin tonë.

-Janë shumë…Dikush do thoshte, sikur edhe njërën nga këto të hetojnë, do ishte fillim i mirë.

Në qoftë se kërkojnë me të vërtetë të pastrojnë politikën nga krimi, atëherë duhet filluar me këto. Pa fol për çështjet e pronave që është një faqe tjetër kriminale e drejtësisë në bashkëpunim me politikën. Sepse është krim mbarëkombëtar. Po nuk u bënë këto veprime nga institucionet e reja, atëherë çdo gjë do ngelet e mangët dhe pa vlerë në vendosjen e drejtësisë. Ka ardhur koha që të gjithë që kemi pasur diçka në dorë apo kemi kontribuar për këtë gjendje katastrofike ku ndodhemi, të ballafaqohemi me të vërtetën e drejtësinë sado të hidhura të jenë ato të vërteta apo sado i madh të jetë ndëshkimi i drejtësisë. Pa bërë këtë pastrim radikal, do vazhdojmë të notojmë në ujërat kriminale ashtu si këto 25 vjet.

-The se sekush duhet të bëjë çfarë ka në dorë?

Po. Për veten time unë e kam thënë dhe e përsëris që jam i gatshëm të bashkëpunoj me një drejtësi të pavarur që do vendoset në Shqipëri, për të kontribuar me dëshmitë e të vërtetat e mia në zbardhjen e shumë enigmave e krimeve…

Grushti i Shtetit 1998

Grushti i Shtetit 1998

-Po të pyes shkoqur: Projektligji për SPAK (hetimi special i korrupsionit dhe krimit të organizuar) parashikon dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ti a e sheh këtë si një mundësi?

Unë nuk do ta pranoj kurrë një rol apo pozicion të një të penduari të drejtësisë, çfarëdo që do të ishin favoret që mund të japë ky pozicion. Por nga ana tjetër jam i gatshëm të dëshmoj para çdo organi hetimor shqiptar që kërkon zbardhjen e hetimin e çdo ngjarje kriminale që kam dijeni apo kam pjesën time në to, siç është Grushti i Shtetit i 14 Shtatorit.

-Izet, të mos pranosh lehtësirat e statusit që thua, domethënë të kryesh dënimin.

Po, unë e kam marrë dënimin dhe dënimi më i madh për mua është ky, që më ka detyruar të qëndroj larg atdheut, familjes e fëmijëve. Jam i gatshëm që pjesën e jetës që ka ngelur ta kaloj në burg; por ama, vetëm të arrij të kontribuoj për vendosjen e drejtësisë dhe çrrënjosjen e krimit në vendin tim.

-Pra, do dëshmoje?

Do kisha dëshirë që dëshmitë e mia t’i jepja në një sallë gjyqi në Shqipëri, ku përballë të kisha kryekriminelin e shqiptarëve, qoftëlargun Berisha.

-Dmth nëse krijohet struktura e ti bindesh që drejtësia e ka seriozisht dhe ngrenë akuzën ndaj Berishës, atëherë pranon të vish, të dëshmosh dhe të vuash burgun pa asnjë nga ato që quhen “marrëveshje me drejtësinë”…?

Po mëse e vërtetë. Unë nuk kam bërë as do bëj marrëveshje me askënd. Vetëm me të vërtetën, edhe në qoftë se ato të vërteta më fundosin mua apo këdo tjetër.

-Qartë Izet, ke diçka tjetër?

Po, vetëm aman sqaroji lexuesit që siç e sheh, ke folur me Izet Haxhinë dhe jo me Meron (Baze), se Saliu tenton të përhapë mjegull përmes veglave të tij. Pastaj unë e Mero dallojmë: Dikur ai e ka mbështetur me penë Saliun, ndërsa unë me pushkë, dhe tani po lajmë gabimet…

 

Share This Article
2 Comments
  • DUA TE KESHILLOJ !
    (Kryetarin e qeverrise qe kane votuar shqipetaret)

    -Pushteti nuk ndahet!
    -Perkthe fjalen reforma para se te flasesh per ‘dhimbjet’ qe shkaketojne ato!
    -Mos e mat vehten me ‘hijen e Salise’ e mos u shih kurre ne ‘pasquren e berishes’ se nuk te tregon fytyren e vertete!
    ———————-
    1.-Pushteti nuk ndahet!
    Kryeminister,pushteti ekzekutiv nje nder 4 pushtetet i takon popullit veçanerisht ne republike parlamentare dhe aqe me teper ne kete legjislature qe kesaj qeverrije i ka dhene nje shumice apo vote plebishetare si asnjehere.Ta ‘Limitosh’ e aqe me teper ta ‘injorosh’ kete pushtet te sovranit apo zgjedhesve duke e kthyer qeverrisjen ne ‘BASHKEQEVERRISJE e aqe me teper ne valle ‘DYSHE’:Rama-Meta eshte jo vetem te ‘marresh zjarr mbi vehte’ por papergjegjeshmeri si ‘shtetar’!Kryetari i qeverrise udhe rrefyes ka ‘alternativen’ qe i ka parashtruar elektoratit e nuk ka udherrefyes as ‘Gjirin e Lalesit e as ish vilen e M.Shehut.Kryeministri ka kopetenca e te drejta shume me teper me kushtetute edhe se kryetai i kuvendit qe zgjidhet dhe shkarkohet nga parlamenti biles kryeministri ka te drejten edhe kur kuvendi ti beje seancat te mbyllura e jo te kthehet kuvendi ku AI ka shumicen ne BORDELLO ne duar te salisjaneve apo likeve!Mendoj se duhet te reflektosh aqe me teper qe elektorati nuk ta ka ‘miratuar’ kete lloj koalicioni e po vazhdove me ‘bashkeqeverrisje’ per tja lene njeri tjetrin ‘kopilin ne dere’ po elektorati nuk do te ta fale kurre ‘MEKATIN ORIGJINAL’!
    2,.Na e perkthe fjalen ‘reforme’ pastaj ‘dhimbjet’
    Ke gati 3 vjet qe po qeverris nje vend gati te ‘pa qeverrishem e kete duhet ta dije mire jo vetem qeverrija por edhe parlamenti si shkaketari kryesor i kesaj tragjedije e pse jo edhe populli por ajo qe ‘bie ne sy’ eshte se here pas here ‘pamundesite’ objektive e subjektive ne mos arritjen e ‘premtimeve’ elektorale i trasformon ne ‘veten e pare’ ne pupulizem duke na ‘mbushur mendjen’ se ‘Reformat na qenkerkan te dhimbeshme’ kur e verteta eshte qe ne kemi 3 vjet qe nuk shohim ASNJE REFORME biles edhe ajo ne Drejtesi po qe se do e quajme te tille po mundhen ta bejne te ‘huajt’ e duket se nuk do mbaroje kurre!
    Ke quan reforme kjo qeverri ate ne arsim ku mbylli 30 kotece pulash ‘kristal’ e la 70 patoze te quajtur Universitete ! Tekstet shkollore qe nuk kane udherrefyes arsimin e shkencen po botuesit e lobizmin ku nga shkolla eshte hequr me i madhi i letrave shqipe Migjeni e eshte zevendesuar nga Topalli,Rilindasit nga Zogolli e deshmoret e luftes nga Hajdari!?
    A mund te quhet reforme ne sistemin arsimor i nderuari kryeminister kur tere sistemi AKADEMIK ‘çelesi’ i zhvillimit te nje vendi eshte mberthyer nga lobizmi klientalizmi e nepotizmi shtazarak me pasoja korrupsionin e fshirjen e meritokracise,barazise mundesive e konkurences!?
    Si mund te quhet reforme arsimi o i nderuari kryeminister kur ‘AKADEMIKET’ profesoret e Ekonomikut bejne njeheresh disa pune edhe mesim dhenes edhe keshilltare te shtetit edhe keshilltare te ‘biznesit’ apo ‘korrupsionitt’!’
    Si mund te quhet reforme o i respektuari kryeminister kur ‘Profesoret’ e ‘juridikut’ bejne disa pune 25 vjet edhe mesimdhebnes edhe keshiòlltare te ‘shtetareve’ dhe njekohesisht AVOKATE te krimit ne seanca gjyqesore ku si gjyqtare jane ish NXENESIT E TYRE!
    A KA ME KRIM E KONFLIKT INTERESASH SE KAQE!’
    Reforma teritoriale!?Nje tjeter ANTIREFORME! ku u punua nje vit te tere nga qeverrija e u vendosen 40 bashki ,shume edhe kaqe kur Italija 30 here me e madhe si teritor e popullsi ka vetem 20 Regione e per turpin e dynjase per nje MINUTE Idriz Çami i shpuri ne 61 bashki me 1600 ‘keshilltare’ me rroga mbi 2 MILIONSHE qe as me kushtetute e as me ligj as kryebashkiaket as ‘keshhilltaret’ nuk dine as detyrat e as te drejtat por jane kthyer e vleresohen sa peme kane mbjelle-LULISHTARE!Keto nuk quhen ‘dhimbje’ por vrasje SHPRESE!
    Reforme teritoriale quhet kur bashkije Tiranes i ka kufijte nga Shen Gjergji ne Shishtufine nga Krraba ne Shen Pjeter e Kameza lagje e saj ngelet jashte saj si bajrak i Sali Mziut!?
    Keto nuk jane reforma per zhvillimin e vendit e daljen nga krriza o i nderuari kryeminister ,reforma jane ato qe nuk jane bere e nuk mund te behen kunder privilegjeve,pensioneve te arta,shkurtimin drastik te shpenzimeve publike e jo produktive e mbi te gjitha KRYEREFORMA e sistemit elektoral,gjetja e taksimi i pasurive te arratisura ristrukturimi i tere administrates publike perfshi qeverrine me ministri e administrate qe vret miza gjithe diten –dhe keto nuk behen JO thjesht per fajin tend por sepse me kete koalicion ti vertet ke ‘shumice absolute’ por ajo eshte ARITHMETIKE e jo POLITIKE e ne KONFLIKT TE RENDE INTERESASH!
    3.-Mos e mat vehten me hijen e Salise e mos u shih ne pasqyren e tij!
    I nderuari kryeminister,
    Populli shqipetar e aqe me teper elektorati nuk genjehet me as me pupulizem e as me luftra fantazme kunder kAmunizmit apo luftrave midis GJELASH si deri me sot Sali-Nano.Sali,Meta,Sali-Rama por populli eshte kaqe i lodhur me kete SHARLATANIZEM POLITIK ANTISHQIPETAR qe e tregon me nje FAKT sinjifikativ:ABANDONIMIN e politikes sa injorante aqe edhe antishqipetar .Vleresimet mos i beni kush i fitoi zgjedhjet me nje vote me shume ndaj kundershtarit por :Nga zgjedhjet ne zgjedhje SA VOTA ME PAKE KE MARRE E SA ZGJEDHES KE HUMBUR!?

    P.S Shumica e shqipetareve nuk i ve ne dyshim arritjet e kesaj qeverrisje sidomos ne drejtim te sigurise,zbatimit te ligjit e detyrimeve ndaj shtetit e vehtes qe as mund te krahesohen me te shkuaren por nuk mund te quash ‘Reforme’ pagimin e dritave apo pagimin e ujit por reforme do quhej ‘TAKSA PROGRESIVE’ lu miliarderi i pa pune Xen Erk Fullan Berisha te paguaje 10 here me shume se 90 perqind e moshes se tyre te pa pune!Kur Taksa e vilave te Agallareve qe kane pushtuar bregdetin te jene 10 here me te larta se e atyre qe jetojne te pa pune me qira!
    Nje qeverri e MAJTE nuk shihet ne pasqyren e Sales e as matet me hijen e tij por pasqyren e njesia patese eshte POPULLI 90 perqind i varfer! E megjithe ato sa thashe me siper une po te me pyesnin ke emer do zgjidhja per te drejtuar nje qeverri ne kete emergjence tragjike do thoja(per shume arsye) RAMEN!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *