Përfaqësues të kompanisë së gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), kanë reaguar duke njoftuan se situata me pagesat e punonjëse do të zgjidhet shumë shpejt, pas protestës që zhvilluan dhjetëra punonjës të gazsjellësit TAP në Durrës, për uljen e pagave dhe moszbatimin e kontratave të punës.
“TAP është informuar për situatën e krijuar midis kontraktorit Spiecapag dhe punëtorëve të kësaj kompanie. TAP ka marrë garancinë nga Spiecapag që situata me pagesat do të zgjidhet shumë shpejt”, sqarojnë përfaqësuesit e TAP. Në 18 prill të këtij viti në Spitallë të Durrësit mbërriti ngarkesa e parë me tuba dhe makineri që do të përdoren për ndërtimin e segmentit të gazsjellësit TAP në Shqipëri.
Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 215 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik.
Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.

SKLLAVERIA e shekullit te 21-te !!!!!
TURP SALI !
TURP CORAPEKUQ !
TURP LYLZIM,
Ju nuk keni turp !
Ju jeni kellira te KOMBIT!
Keto jane pasojat tuaja !
ZOTI JU ARDHTE HAKUT!