Vazhdojnë ofertat milionere për Daniel Craig për t’u kthyer në rolin e James Bond. Nëse në të kaluarën qarkullonin zërat për një propozim 90 milion dollarë për dy filma, tani sipas revistës Radar, Sony ka dhënë 150 milion për të pasur sërish aktorin në seritë e ardhshme të ‘Spectre’.
48-vjeçari britanik, i cili luan rolin e agjentit 007 që nga viti 2006, pati thënë se më mirë “priste damarët” sesa të vazhdonte me këtë rol, por nuk e ka zyrtarizuar ende tërheqjen.
Aktori anglez do të jetë shpejt pjesë e një telefilmi në SHBA dhe ka gjasa që ai të heqë dorë nga roli i Bond, megjithatë përgjigja përfundimtare pritet në muajt në vazhdim.


Craig eshte mjaft i vjeter…Sullivan Stapleton do ishte nje kandidat i mire…