Nishani firmos shkarkimin e Haxhinastos, dekreton Dervishajn

Ornela

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me propozim të kryeministrit, dekretoi sot emërimin e ministrit të ri të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.

Po sot, Presidenti dekretoi dhe shkarkimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, pas dorëheqjes së tij.

Më 2 shtator, z. Haxhinasto, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim u dorëhoq nga ky post ministror, pas tre vjet qëndrimi në këtë detyrë.

Në vend të tij LSI propozoi emrin e Sokol Dervishajt.

Dekretet e Presidentit pritet të kalojnë për votim në Kuvend në seancën e ditës së enjte.

Share This Article
2 Comments
  • Firmos “Vetingun” ti nishan-efendi, leri lloqet, te kini turp, jeni zhytur kaq thelle ne krime sa po beni cmos qe ta sabotoni reformen ne Drejtesi, por nuk do te mundeni. Turp qe e zvarritni. Por nga ana tjeter- vazhdoni, t ju shohin shqiptaret cfar malli jeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *