Puna e artistes amerikane Laurie Lipton mund të konsiderohet në të tërën e saj, një britmë e hidhur dhimbjeje. Vizatimet e saj, në pjesën më të madhe me format mesatar dhe të bëra me laps, shprehin pothuajse gjithmonë skena shqetësuese dhe ankthi: skelete, kufoma, fëmijë në nevojë në mes të një bote kërcënuese, vetmi e shprehur në format e saj më të shurdhëta, qenie njerëzore të kalbura dhe të zvogëluara në një botë të mbushur me plehra, makina dhe kamera vëzhgimi… Vepra e saj është në të njëjtën kohë britma e një fëmije të trembur dhe shikimi i ftohtë dhe kritik i të rriturit të mprehtë.
Vepra e Litpon lind nga një nevojë terapeutike e hershme. Në moshën pesë vjeçare u ngacmua seksualisht nga një person me të meta mendore që ishte larguar nga çmendina, gjë që e shënjoi përgjithmonë. Sipas saj, e vetmja mënyrë që gjeti për të lehtësuar ankthin ishte duke vizatuar. Por ato çfarë dilnin nga koka e saj nuk ishin skena të lumtura. Burra të varur, trupa të gjymtuar, kufoma me penis gjigantë që shndërrohen në gjarpinj.
Megjithatë, prindërit e saj nuk u alarmuan përballë kësaj situate. Ishin vitet ’50 dhe psikologjia e fëmijëve ishte diçka e paarritshme për një familje punëtore amerikane. Thjesht e inkurajuan të vazhdonin të vizatonte.
“Ai më bëri artiste”, thotë Laurie Lipton në lidhje me agresorin e saj. “E di që tingëllon çuditshëm, por i jam mirënjohës. Vuajta por tani i jam shumë mirënjohëse. Kurrë nuk i dihet se çfarë dhurate të vjen nga vuajtja. Asnjëherë nuk e di”, shton ajo – raporton DITA.
Mjafton një vështrim në veprën e Lipton për të kuptuar traumën e saj. Imazhet që përbëjnë punën e saj pasqyrojnë jo vetëm dhimbjen e brendshme, seksuale dhe emocionale të vajzës përdhunuar, por kontekstin historik që e shënjoi, skenarin social hipokrit dhe kërcënues të Amerikës së viteve ’50. Rezultati artistik: një horror super-realist dhe njëmijë makthe të vizatuara me laps. /DITA
















E pra , ky eshte art per njerez te ´vecante´!
Mua me tmerron , me neverit ky lloj arti pervers !