Mazhoranca dhe opozita në komisionin e ligjeve nuk e kan mirëpritur “ligjin për falimentin” dhe ndryshimet e një pakete të plotë ligjore ne funskion të saj, i ardhur nga Ministria e Drejtësisë me propzoim të Shoqatës së Bankave.
Deputeti demokrat Eduard Halimi, dhe kryetari i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj thane se ndryshimet e propozuara, nuk zgjidhin problemin për të cilin ky ligj po hartohet, uljen e kredive të këqija.
Xhafaj: Legjislacioni në këtë fushë ka ndryshuar disa herë dhe insistues kanë qenë po bankat. Situata ka ardhur duke u rënduar. Kush na siguron ne që edhe ky hap i ri në ndryshimin e legjislacionit do të ketë produkt pozitiv.
Halimi: Ku është çelësi që juve keni ngecur në gjithë procesin? Sepse mua më duket me të thënë të drejtën, recetë për ta zgjidhur problemin.
Ndërsa deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, kundërshtoi ashpër kufizimin qe parashikohet në ligj, që kolaterali në ankand të shitet, duke filluar nga 30 % e vlerës së tij nga 50 qe ishte me herët.
Tahir Muhedini: Ju gjithçka e kërkoni që bankat të jenë funksionale, bankat të jenë babai i gjithçkaje dhe ky qytetari që nuk i ecën biznesi apo për arsye të veta, ju nuk doni t’ia dini fare. O burra t’i marrim kolateralin. Le të hyjë prapë kredidhënës.
Por Shoqata e Bankave, insistoi se ky ligj zgjidh problemet procedurale, dhe shkurton kohen në gjykata për ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e kolateralit.
“E zgjidh problemin nga ana ligjore e procedurave. E zgjidh problemin nga ana rregullative që ka të bëjë me Bankën Qendrore. Procedurat të ecin dhe të mos bllokohen. Të mos na marrin tre-katër vite një rast”.
Kundër ligjit të falimentit dhe ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal në funksion të tij, ishte dhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
“Konstatojmë se ata do të prodhonin vetëm një efekt, atë të kolapsit të dispozitave ligjore, të cilat me paqartësinë e tyre evidente do të krijonin një kontradiktë penalizuese për të gjitha palët e përfshira në një proces të ekzekutimit përmbarimor”.
Paketa prej 6 ligjesh do të vijojë konsultimin dhe diskutimin me grupet e interesit deri në miratimin nen për nen.
Drafti i ri parashikon shkurtim të afateve të procesit të shpalljes së likuiditimit, riorganizimit apo falimentit të biznesit si dhe organizon një mënyrë të re për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Per kedo qe ka mundesi dhe lexon, do te sygjeroja te lexonte vetem fitimet e sistemit bankar ne Shqiperi, gjenden shume-shume kollaj, si ne publikimet e tyre ne Qendren Kombetare te Biznesit, ashtu edhe ne Shoqaten e Bankave dhe t’i bente pyetjen vetes: Ne nje kohe kur kriza globale vazhdon ende, kur te gjitha industrite vijojne me fitime minimale, po sistemi bankar qe del me fitime te jashtezakonshme, si ato te spekullimeve te koherave te luftes? Pas kesaj pyetjeje do te kishte me mijera pyetje te tjera, si p.sh.: A dihen pasurite e bankiereve, te luajtshme dhe te paluajtshme? Do te ishte interesante te kuptonim se mos bankieret do te na dilnin me te pasur se biznesmenet, ato qe marrin rrezik mbi vete, ndersa bankieret mjelin banken dhe klientin, dhe ne fund a hane ato qe paguajne taksa e tatime rregullisht.