Papa Françesku mund të vizitojë Serbinë dhe Kosovën

Dita

Papa Françesku mund të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën brenda vitit të ardhshëm, raportoi sot gazeta e përditshme e Beogradit ”Danas” duke cituar burime jozyrtare diplomatike perëndimore.

Sipas raportit, burimet thanë se papa Françesku ishte ftuar nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të bërë vizitën e parë zyrtare në Beograd dhe se ai ishte shprehur i gatshëm për ta bërë këtë.

Raportohet se Kisha Ortodokse serbe nuk është kundër ftesës.

Gazeta tha gjithashtu se qeveria serbe ka refuzuar të komentojë mbi këtë.

Gazeta e përditshme kosovare ”Koha ditore” citoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të ketë thënë, pas një bisede me Papën, se ky i fundit kishte shprehur synimin për të vizituar Kosovën dhe për  të njohur më mirë realitetin në Ballkan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *