Itali: Morati, në të ardhmen mund të kthehem te Interi

Dita
Inter Milan President Massimo Moratti celebrates after winning the Italian first division soccer title in Siena, Italy April 22, 2007. Marco Materazzi scored twice as Inter Milan beat Siena 2-1 on Sunday to clinch their second successive Serie A title with five games to spare. REUTERS/Marco Bucco (ITALY) Picture Supplied by Action Images *** Local Caption *** 2007-04-22T163211Z_01_ASB515D_RTRIDSP_3_SOCCER-ITALY.jpg

“Të kthehem te Interi? Nuk është ky momenti dhe nuk është në axhendën time imediate, por për të ardhmen, sigurisht. Mund të kthehem”.

Kështu është shprehur ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, për FcInternews. Ish-padroni foli më pas për objektivat e sezonit të skuadrës zikaltër, duke thënë se i duhet lënë kohë trajnerit Frank De Boer.

“Në çdo fillim sezoni jemi shumë optimistë dhe besojmë se Interi duhet të shkojë në Champions League. Janë shumë lojtarë të rinj dhe është normale që ende nuk janë ambientuar me njëri tjetrin. Për momentin duhet durim. Nuk duhet harruar se kemi ndryshuar trajnerin, por perspektivat e skuadrës janë të rëndësishme”, theksoi Morati.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *