Muharem Rama takon të rinjtë dibranë

Elton Tafaruci

Qindra të rinj u mblodhën në një takim në qytetin e Peshkopisë për t’i dhënë mbështetje Muharrem Ramës, kandidaturës së koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në Bashkinë Dibër.

Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, kërkoi nga të pranishmit mbështetje maksimale për doktor Rremin.

“Është njeriu i cili ato gjëra që thotë i bën. Ka qenë pranë familjeve tuaja, ka qenë pranë njerëzve tuaj, ka qenë pranë bashkëqytetarëve të tij në Peshkopi dhe Dibër. Ai do të jetë pranë jush edhe si kryebashkiak pas 11 shtatorit, ditës sonë të fitores në Dibër dhe për Dibrën”, u shpreh Spiropali.

Të njëjtin apel para të rinjve dibranë e ka dhënë edhe deputetja dhe Sekretarja për Koordinimin Elektoral në Partinë Socialiste, Blerina Gjylameti. “Bëjeni të dëgjohet fort zëri juaj në datë 11 shtator për njeriun më të mirë që mund të ketë Dibra, mikun tuaj më të mirë, doktor Muharrem Ramën”, theksoi ajo.

Kryetarja e Forumit të Gruas te PS-se, Olta Xhaçka, kërkoi nga të rinjtë ta konsiderojnë fushatën e zhvilluar në Dibër si pjesë të tyren. “Ju të rinjtë duhet ta shikoni këtë si fushatën tuaj. Jo thjesht si fushatën e doktorit, por si fushatën e gjithësecilit prej jush që keni vendosur të jetoni në këtë vend”, tha  Xhaçka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *