Organi qendror i Partisë Socialdemokrate në Gjermani, “Përpara”, ka publikuar një artikull në lidhje me LSI-në dhe kreun e saj, Ilir Meta.
Artikulli është shpërndarë edhe nga zyrtarë të LSI dhe duket mjaft interesant, jo vetëm sepse është publikuar nga gazeta e partisë kryesore të së majtës gjermane.
“Në Shqipëri, partia socialdemokratike LSI po shkakton trazim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, kryetari i saj, Ilir Meta mund të bëhet kryeministër. Çelësi i suksesit qëndron tek rinia e partisë,” shkruan gazeta.
“LSI, e cila doli nga një ndarje e socialistëve, në vitin 2009 kishte vetëm katër vende në parlament. Nga viti 2013 ka 16. Kjo e bën atë partinë e tretë më të madhe në vend. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, LSI mund të bëhet forca e dytë dhe Ilir Meta të bëhet kryeministër. Meta është kryetar i partisë që prej themelimit në vitin 2004 dhe duket i interesuar që të udhëheqë Shqipërinë drejt një vrulli demokratik, kushtetues, evropian dhe social. Sigurisht multimilioneri nuk është socialisti shembullor dhe ka të meta. Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar. Thuajse gjysma e anëtarëve të saj janë të rinj dhe ata e çojnë partinë përpara dhe mendojnë si europianë”.

Mooooooos! Ne se do rezultoje e vertete, do ngelemi pa asnje mall e prone! Deshiroj te na ndihmoje zoti kete rradhe, se boll vuajtem nga te tjeret para tij!
Meta ne 2017 do veje ne fecke,Edi Rama mos te fuse ne listen e PS as perfaqsues te LSI e as njerez qe vijne nga hici.Duam njerezit tane socialiste te na perfaqesojne
Meta ne 2017 do haje nje MUT te madh sa eshte vete ne kembe
Me mire meta hajdut i ngopur se rama hajdut i pangopur
Sa bukur ia ka futur, MULTIMILIONERI, djali i komisarit te ardhur nga klasa puntore a nga bujqesia, MULTIMILIONER.
Ta fut me lezet gjermani, njerzit e gjykojne vete ku i gjeti parate. Hajt me kembe te mbare gjerman-o.
Meta te jape llogari ku i gjeti multimilionat,ti sekuestrohen multimilionat nga shteti,dhe pastaj te shohim nese do behet kryeminister !!!!!