Edison Ypi do të votojë për Islamin dhe Xhuvelin

editor

Nëse do të më duhej t’i krahasoj këto dy lista me njëra-tjetrën, padyshim që lista e Partisë Socialiste duket si më përfaqësuese, me gjithpërfshirëse dhe më meritokratike se ajo e Partisë Demokratike. Nëse do t’i analizoja të veçuara, atëherë do të kuptojmë se njëra listë është më klienteliste, më shumë përjashtuese dhe më pak meritokratike se tjetra. Dua ta nis me listën e PS. Nuk dua ta lodh lexuesin me fjalë të stërthëna dhe dua thjesht të cilësoj disa raste ku lidershipi socialist dhe të besuarit e tij në rrethe, kanë gabuar në përzgjedhjen e kandidatëve. Si anë pozitive për listën e PS dua të përmend faktin që partitë e tjera nuk kanë përfaqësim të gjerë në listat e PS. Ky është lajmi më i mirë dhe kjo është një fitore e madhe për socialistët nëse realisht këto parti nuk kanë desantuar në listat e PS “agjentët” e vet. Përsa i përket anës negative, besoj se është e pajustifikueshme për lidershipin socialist mospërfshirja në listën e kandidatëve për deputetë e Spiropalit, gjithashtu, moskandidimi i Keti Bazhdarit, Agron Dukës, Arben Malajt dhe Arben Isarajt,  e raste të tjera të cilat lidershipi socialist duhet t’i kishte evituar. Lidershipi socialist duhet të kuptojë se politika nuk bëhet me ndjenja, qofshin këto miqësie apo armiqësie. Politika është frut i përplasjes së interesave dhe ideve midis individëve dhe grupimeve shoqërore. Politika duhet të bazohet në ndërthurje të interesave reciproke, interesat e pushtetit. Fundja, është joracionale, e pakuptimtë dhe e pallogjikshme të humbasësh vota dhe pushtet për hir të inateve personale.

Përsa i përket listave të PD, unë do të dëshiroja të thoja se ajo në të vërtetë është lista e Sali Berishës. Nëse në PS u shtrembërua ndjeshëm sistemi i përfaqësimit dhe meritokracisë, tek listat e Sali Berishës jo vetëm që nuk ka një sistem përfaqësimi dhe meritokracie, por kjo listë i shëmbëllen një bande kaçakësh ku gjenden kaçakë të të gjitha llojeve, duke nisur nga Kastriot Islami e duke përfunduar me Lufter Xhuvelin. Për një gjë jam shumë i gëzuar, më së fundi i persekutuari i përjetshëm Edison Ypi do të votojë për Islamin dhe Xhuvelin. Nëse më parë u përfol se Ed Rama po mblidhte rreth vetes gjithë “qelbësirat”, realiteti po tregon se koshi i plehrave qëndron në anën e demokratëve. Deri diku, edhe plehrat duket sikur kanë preferencat e tyre. Unë vazhdoj t’i ngelem bindjes sime së patundur se pa larguar komunistin kokëfortë dhe harbut, Sali Berisha, politika shqiptare nuk ka për të ndryshuar. Fatkeqësisht, Berisha është bërë si ajo sëmundja e diabetit që mbulon çdo sëmundje tjetër që ka organizmi i politikës shqiptare. Duhet të largohet Berisha që shqiptarët të kuptojnë se cilat janë sëmundjet e tjera të politikës dhe që të përpiqemi t’i kurojmë. Deri tani, “e keqja e madhe” Berisha po shërben si strehë për shumë të këqija të tjera të cilat janë minore sot por mund të bëhen serioze nesër.

Share This Article
13 Comments
  • Po ku je o Bledar, kemi kohe pa te lexuar. Anyway tani e dime ku po shkruan.Jo per ndonje gje por shkrimet tuaja jane shume realiste dhe prekin aty ku dhemb plaga.
    Tani per malajn mendoj se e ke gabim jo vetem ai por te gjithe deputet e vjeter te ps jane te lidhur ose I sherbejne berishes ne nje menyre apo tjeter.Malaj eshte dore e nanos qe eshte kunder rames. eshte per te prisshur pune

  • Mos e nxirrni kete fytyre qe tregon se si transformohet njeriu nen udheheqjen e njethundrakut ,varkarit sali.

  • Falemnderit z. Prifti dhe me anet tuaj nje falenmderim per Z. Edison me pelqeu opinioni i tij per listat sidomos pjesa e fundit per kriminelin Sali Berisha….shume e drejte ne duhet te heqim sa me pare kriminelin e madh Sali Berisha nga skena politike (me vone t’ja leme DREJTESISE SE VERTETE , jo jemicereve te tij qe kane mbushur gjykatat sot; te merret mete te), dhe te ecim perpara.

  • Ndersa Bello,Isaraj dhe Bozhdari kane zhvilluar ose kane dashur te zhvillojne individualitetin e tyre brenda PS, Malaj, Islami, Duka kane dashur te zhvillojne individualitetin e PS brenda individualitetit te ttyre.Por dukeqenese te gjithe kryetaret e partive i identifikojne partite me veten e tyre, Malaj, Islami, Duka e kishin perfituar individualitetin e tij brenda atij te kryetarit Nano dhe nuk kishin menduar se ç’do te ndodhte me kryetarin e ri, Rama.Persona te tjere te rendesishem te PS, qe vazhdojne veprimtarine brenda saj, munden te kuptojne me kohe se partia eshte shume here me e qendrueshme e jetegjate se kryetaret, te cilet ikin, vijne, vdesin, ata kuptuan se kontributi dhe vlerat e tyre ne nje bashkim vullnetar qellimesh behen kontribute dhe vlera kolektive prej te cilave shperblehesh.Nese dikush si Bello,Isaraj, Bozhdari etj,jane disa socialiste te pavleresuar nga partia e tyre e kryetarizuar,Malaj, Islami, Duka jane socialiste te mbivleresuar, qe kishin perfituar ne partine e nanoalkolizuar.Me huqet e Nanos qe ishin dekompozuar, nanoistet donin te kundershtonin huqet e Rames qe sapo kishin filluar.Thene ndryshe partine e tyre te kryetarizuar e donin te nanorrenuar per ta shpetuar.Dukej qarte se te mbytrurit donin te shpetonin dike qe po mbytej (!?)Fati i tyre eshte vetiak, funksioni i tyre publik eshte ne sherbim te atij individual perderisa duan te perfitojne brenda çdo bashkesije politike se ciles i kontribuojne.Ndoshta sjelljet e ketyre arrivisteve politike u mjaftojne Dogjanit e Kadelit per kunderopinjon pa e ditur se ç’do te precipitoje nga ky solucion. Por neqoftese te gjitha keto brenda PS dhe kampit opozitar jane si nje konvulsion per sherim,pranimi i kontributeve te tyre brenda PD jane nje infeksion qe sjell shkaterrim.

  • e sa qener rrugace bredhin rrugeve te Shqiperise si ku YPI skane te sosur te shtrenjte ne lekur po te semure e dekompozuar nga brenda .Zvariten si ata krimbat deri sa te japn shpirt a ti shtype ndonje rote makine a kembe njeriu nga keta eshte dhe Ypi.

  • Termi me i sakte: ” I persekutuari i perjetshem, Ypi”. Qaraman ngeli lumadhi dhe servil i malokut Berisha. Vetem te peshtyje e te jargose di. Shikon si qente vetem ne dy ngjyra; Bardh e zi.

  • SHBA dhe EU do lene ne opozite armiqte e hershem dhe te tashem te tyre. Ata e dine se cila qeveri i duhet Shqiperise.

  • Ne kete derexhe ka mberritur puna/Salariu qdhe Zhelefina rreken te mbjellin kercuna/qe nuk kane fare, as nuk kane rrenje/sepse diku tjeter i kane lene.Keto kercuna nuk zene kurre/jane mykur me dru dhe lekure/por ca hypazdrype te perjargur/si kercuna brenda te kalbur/neper analiza dhe komente/ kercunat- thone-jane exelente/sepse Salariu dhe Zhelefina/ftohur nga koka gjer te shpina/sa here ndeshin rrebeshe, fortuna/u hedhin te tjereve ca kercuna/kur fyejne, shpifin, vjedhin, vrasin/prapa kercunave epshet zbrazin.Te gjithe vuajne nga marazi/ Hypazdrypi.gili-vili, lelevasi/ hundethiu, turimiu,kokeprasi/ te gjithe vuajne nga marazi/ per fatin e Salariut me lekure dashi.

  • Zoti Bledar, i persekutuari i perjetshem Soni Ypi, eshte nje i persekutuar i papersekutuar. Para viteve 90 ai njihet nga te afermit dhe te tjere si Son hesapi, per shkak te deficences se tij. Si bashkepunetor i Kurvit, i dredhoi ndonje persekutimi te mundeshem si nje nga pasardhesit e nje nga tradhetarve dhe kolaboracionisteve te njohur te vendit, Xhaferr Ypit. Te vjen keq qe i vellai i Sonit, qe eshte krejt ndryshe nga ai, u denua me burg per tentative arratisje. Son hesapi, qe nuk merret seriozisht nga te gjithe ata qe e njohin mire, ka mundur te fshehe gjurmet pas viteve 90 dhe ka hyre ne gazetari me ca shkrime idiote te denja vetem per te. Zoti Bledar vlersoje per ate qe eshte Soni. Son hesapi.

  • Z.Prifti ke shume te drejte, qe ajo “fytyre” qofte metaforike, qofte folklorike, qofte nevrastenike qofte edhe fizike mund dhe duhet te votoje per tipa si :
    ISLAMI apo DOGJANI
    XHUVELI apo KADELI
    KOKA apo NDOKA.
    Aman ju lutem shikojeni me kujdes pamjen e tij. Dhe thone pastaj qe zoti nuk ben gabime………

  • Kur te gjithë të kanë sharë(normalitet ndjenjash momentale)unë të kam mbrojtur,nëse ke lexuar ndonjeherë komentet e mia!Tani të mbrojnë dhe unë kam argumenta të mos jem dakort,të të shaj,bile;si jokoherent! Nuk je gje tjeter vecse nje fik i pjekur vonë…sepse dihej që nëse nuk do vente Islami tek Berisha,do vinte Berisha tek partia e Nanos qe nuk u krijua(mua mu bë ftesë personale,por nuk e pranova dhe që nga viti 1998,në Bogove me Nanon perballë, nuk kam ngrene me të asnje drekë…sepse që ate vit duhej perfunduar”projekti Alia”dhe Berisha të ishte kthyer në partinë tonë të rinovuar dhe unë do isha dakort qe shekulli i ri të niste me energji të verteta demokratike,ku edhe komunistet,ish komunistet,demokratet,ballistet,& co.ta nisnin Shekullin me demokraci të vërtet.Nano me propozoi të shkoja keshilltar i parë politik i Berishës,por nuk pranova duke i thënë se ai këshilltar me duket se ka marrë z.E.Ypi…pra,projekti vazhdonte!…Ketu eshtë kritika ime sot,pasi vërtet Ju keni mbeshtetur fort,projektin Alia,duke mbrojtur me mjeshterinë stilistike që e keni,talentin,Ramiz Alinë…Une Ju kam vleresuar talentin!Sot,Ju gaboni!Duhet ta votoni mikun tim(kam qënë kryetar i shtabit të tij elektoral,në Berat,kur u bë deputet i Kutallisë e zonës,dhe nuk mohoj se e kam ende mik!…Per projektin meriton ta votosh dhe jo ta denigrosh atë,Islamin dhe ushtarin e betuar Berisha!I meriton!Dhe ti gëzoni!Ata duhet tê fitojnë…Perpará!

  • Nje fjale e vetme do te mafjtonte, per ata qe kuptojne: I paftyre si ai qe e ushqen; edveri, qe deri dje i puthte kembet Berishes;sot per nje lek me shume i heq breket kryetarit te qeverise se qelbesirave. Siç duket nuk ngopet iziu me para edhe pse nuk ka me shume kohe per te jetuar po te kemi parasysh moshen qe ka; siç duket parate e lepirjes se prapanices,do ti marre me vete ne ate bote; ( thone se nuk shpenzon asnje lek, edhe kur shkon per njdonje shkrim iu, ze deren fshatareve duek ithene se dote nxerr emrin ne gazete, vetem per te ngrene ndonje pjate fasule gratis !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *