Në Bruksel është zhvilluar takimi i tetë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë.
Vendi ynë është përfaqësuar në këtë takim nga kryeministri Edi Rama, i cili ka patur takime me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Në përfundim të takimit, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Mogherini ka shprehur besimin se reforma në drejtësi do të japë efekte pozitive.
Nga ana e tij, shefi i qeverisë shqiptare ka shprehur besimin e tij se, implementimi i vazhdueshëm i reformave kyçe do të forcojë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Ai ka shtuar se, është me rëndësi që BE të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave dhe ka dhënë garancinë e tij se, Shqipëria do të jetë në lartësinë e duhur.
Por komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në fjalën e tij ka theksuar se, “qëllimi i reformës nuk është të afroheni më shumë me BE-në, por për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve shqiptarë”.
“Dhe kur BE kontribuon në këtë gjë nuk e bën vetëm për të afruar sa më shumë Shqipërinë me Unionin, por e bën në interes të shqiptarëve”, ka thënë Hahn.
Sipas tij, reforma në drejtësi ishte hapi i parë, ndërsa tani palët politike në Shqipëri duhet të përqendrohen tek implementimi i saj.
“Reforma në drejtësi është vendimtare. Nuk është vetëm votimi, por dhe implementimi. Kemi parë që janë dhënë dënime, por më lejoni të them, për peshq të vegjël. Presim peshq të mëdhenj,” tha Hahn.
I pyetur nëse mund të ketë një rekomandim pa kushte për çeljen e negociatave me Shqipërinë në 10 ditët e para të nëntorit apo një rekomandim me kushte, Hahn tha: “ Është shumë herët për të dhënë në përgjigje, na duhen konsultime të brendshme për të prezantuar një vlerësim”.

Ka peshk me te madh se rama??????
Po si ta kapim kur ju e mbeshtesni.
Po saliun qe ju e nderoni?????
Po meten qe ju e freskoni?????
Prandaj mos hani mut kot. Qepeni
Votat ky pallosh-gjatoshi i mori për të burgosur kriminelin S.Berishën për ta shporrur nga jeta e shqiptarve për krimet e zeza që i bëri shqiptarve ,jo për tu “puthur ” me ilir -floririn ,për të ruajtur detyrën e k/ministrit ?
Ky komisioneri nuk e di qe ne Shqiperi peshku i madh ha peshkun e vogel.Po kapem peshqit e medhenj do te na mbushen rrjetat (burgjet)plot me peshq te vegjel sa nuk do ti perballojme dot.
Boobooboo! Cfare do ndodhe! Tash e 25 vjete BE kishe pona ndihmon me vu themelet e shtetit te se drejte!..E me cfare rezultati po e shohim te gjithe,si BE si ne,…
Problemi eshte se kete shtet te se drejte po zgedhin me bâ me njerezet ma te korruptuar te Shqiperise,me njerezet qe nga asgje u bene millionera vetem fable rroges se shtetit-e cila ku nuk justifikon millionat e tyre-…
Ku te shohim jeta millionera ne per burgje per shperdorim detyre,edhe kthimin e pareve ne arken e shtetit atehere do fillojme ndoshta me menduar se kete here’miqtet’ trône nderkombtare e Kane per njemend!
PS’ sa per fillim,si ndihme per popullin shqiptare filloni te tregoni par et e ketyre politikane te depozituar ne per shtetete e juaja
Peshkaqej: Berisha + Meta
Corape kuqi ! Neqoftese Rama eshte “peshku i madh” ,
Berisha yt eshte peshkaqeni me i madh qe njeh Oqeani
Atllantik !