Britania të nisë bisedimet për të ikur nga BE

Elton Tafaruci

Britania duhet të nisë  bisedimet për tu larguar nga Bashkimi Europian sa më shpejt të jetë e mundur.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk të enjten pas takimit të parë kokë me kokë që ai pati me kreyeministren e Britanisë së Madhe Teresa May.  Ai i bëri thirrje kryeministres së re britanike të nisë procedurat formale të divorcit për të materializuar atë që britanikët votuan më 23 qershor, pra ndarjen me familjen europiane, e cila çoi në dorëheqjen e paraadhësit të May, David Cameron. Tuks tha se tashmë topi ndodhet në fushen britanike.

“Pa së gjithash me lejoni tju falenderoj zonja kryeministre për pritjen këtu në Londër, veçanërisht në këtë kohë të rendësishme për të dyja palët, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian. Më lejoni tiu informoj për axhendën e takimit të Bradislavës që do mbahet më 27 shtator, i cili ka për qellim diskutimin e pasojave politike të Brexit për komunitetin e Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se ne jemi të gatshëm të  dikutojmë marrëdheniet tona të ardhshme me Britaninë, por për ta bërë këtë kemi nevojë për aktivizimin nga ana juaj të nenit 50. Thenë me thjeshtë, topi është në fushën tuaj. Jam i vetëdijshëm se procesi nuk është i thjeshtë, por shpresoj të nisë sa më shpjet të jetë e mundur”

Nga ana tjetër Teresa May tha se Britania e Madhe nuk do të aktivizojë nenin 50 të traktatit të Lizbonës, për ti dhënë kohë qeverisë të dalë me një qëndrim negociues për bisedimet e komplikuara që do të formojnë qëndrimin e ardhshëm të vendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *