6 vjeçarja përballet me hajdutin e armatosur (VIDEO)

Ornela

Përpjekja e një vajze 6- vjeçare për të mbrojtur një punonjës kundër një hajduti me sëpatë në një dyqan është regjistruar nga një prej kamerave të survejimit. Sarah Patel tregoi një guxim të madh të hënën e shkuar kur një grup prej 6 personash u futën për të vjedhur në një dyqan elektronik në Auckland (Zelandë e Re), shkruan The Guardian –raporton DITA.

Në video mund të shihen kriminelët e maskuar që godasin dhe kërcënojnë punonjësit me një sëpatë dhe një bar. Në një moment të caktuar, Sarah hidhet ndaj njërit prej sulmuesve që ishte sipër një punonjësi. Vajza tha për “The New Zealand Herald” se  u përpoq të shpëtonte burrin dhe se “nuk kishte frikë”.

Vajza u largua kur pa sëpatën në dorën e sulmuesit dhe më pas shihet duke ndihmuar gjyshin e sa që të largohen. Në fund policia arriti të arrestojë pesë të rinjtë 16 vjeçar. Ata akuzohen për vjedhje, plagosje dhe shkelje të lirisë me kusht. Sulmuesi i gjashtë mbetet ende i lirë. /DITA

https://www.youtube.com/watch?v=gvfmtum6D9Q

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *