Një ushtare e cila ra në sy gjatë samitit të G20, është cilësuar si truproja më e bukur në rrjetet sociale në Kinë.
Teksa liderët botërorë u mblodhën për të diskutuar çështje të rëndësishme globale në Hangzhou, Kinë, mediat sociale ishin më të fokusuara tek një truprojë që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Gruaja është identifikuar si Shu Xin, nga qyteti i kinës jugore, Guiyang, raporton ‘People’s Daily Online’.

Raportohet se ka lindur në vitin ’90, por asnjë informacion tjetër nuk është zbuluar për të.
Shu u bë e famshme pasi një foto e saj duke punuar gjatë samitit të G20 u publikua nga Agjencia e Lajmeve Xinahua, në një artikull me titull: ‘Kush është truproja më e fuqishme për liderët e G20’.
Në foto, Shu shihet duke ruajtur jashtë makinës së kryeministrit italian Matteo Renzi.
Në 2013, ajo është cilësuar si një nga 10 ushtaret më të bukura të Ushtrisë Çlirimtare.
