Lezhë, aksident me pasojë vdekjen e 23-vjeçarit

redaktor

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç – Mamurras.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 19:05, të ,mbrëmjes, ku mjeti furgon me targë LA 3542 A, që drejtohej nga shtetasi Vasfi Kërtulla , 47 vjeç, banues në Laç, është përplasur me mjetin çiklomotor që drejtohej nga shtetasi Zamir Tuga, 23 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi Zamir Tuga i cili u dërgua në Qendrën e Traumave Tiranë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit furgon, shtetasi Vasfi Kërtulla është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për procedurat e mëtejshme të arrestimit. Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *