I shumëpërfoluri “kompromis i Beratit” në vjeshtën e vitit 1943 ka për protagonist kryesor Gjin Markun, drejtuesin partizan të të gjitha veprimeve luftarake në zonën e Berat-Skraparit. Por si ndodhi që lufta partizane në një nga zonat më luftarake të Shqipërisë së jugut, u lidh me emrin e një mirditori?
I lindur më 2 qershor 1918, Gjin Marku ishte nga fshati Baz i zonës së Kthellës në Mirditë, djali i madh i Pjetër Markut, një luftëtar nacionalist kundër trupave austro-hungareze gjatë Luftës së Parë dhe pjesëmarrës në lëvizjen e qershorit 1924, në mbështetje të Fan Nolit. Me një sjellje tipike të Ahmet Zogut, kjo “njollë” e Pjetrit nuk e pengoi presidentin (e më pas mbretin) që ta afronte pas marrjes së pushtetit, duke e emëruar komandant xhandarmërie në zonën e Mirditës.
Por vrasja e tij në krye të detyrës më 1927-ën, la gjashtë fëmijë jetimë. Gjini u dërgua në Strehën Vorfnore në Tiranë e më pas mbaroi të mesmen teknike të Harri Fulcit. Në vitin 1936 emërohet agronom në rrethin e Korçës. Këtu, në kontakt me grupin komunist të Korçës, zë fill aktiviteti i tij antifashist dhe komunist që e shndërron në një nga emrat kryesorë të grupit.
Ngritja e degës së këtij grupi në Tiranë, ashtu si dhe Enver Hoxhën, zhvendos Gjin Markun drejt kryeqytetit por edhe drejt ilegalitetit, pasi figuronte në listat italiane si eksponent kryesor i lëvizjes antifashiste, për çka më pas u dënua me vdekje në mungesë. Eshtë ndër themeluesit e PKSH-së dhe zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror Provizor.
Ndërkaq, çeta e njohur e Pezës kishte muaj që kishte nisur aktivitetin luftarak. Edhe organizata e parë komuniste në radhët e çetave territoriale u krijua pikërisht aty, nën drejtimin e Gjin Markut. Në fakt, Peza ishte shkolla e parë e përgatitjes luftarake në terren, një lloj laboratori prej nga drejtuesit partizanë shkëputeshin për të organizuar luftën në zonat e tjera të vendit.
Kështu ndodhi me Vasil Shanton (komisar i çetës së Pezës), Mihal Durin, Ferit Xhajkon. Kështu edhe me Gjin Markun, i cili u caktua të organizojë lëvizjen guerrilase në zonat Lushnje, Fier, Berat, Skrapar etj, dhe të orientojë veprimtarinë antifashiste të çetave territoriale, deri më atëherë “kaçake”.
Konkretisht, pas kontaktit të Gjinit me Mestan Ujanikun, çeta e këtij të fundit në zonën e Skraparit mori epitetin “patriotike-partizane” në mars 1942.

Që nga ky moment, veprimtaria e kësaj çete u kthye në legjendë në zonën Skrapar-Berat, pa harruar Kolonjën, Përmetin etj. Nuk ka ngjarje më domethënëse për këtë aktivitet, sesa çlirimi i Çorovodës më 5 shtator 1942, një goditje trullosëse për fashistët që pati jehonë edhe jashtë vendit. Vetëm pas disa kohësh do të dilnin në skenë dhe do bënin emër edhe drejtues të lëvizjes partizane si Mehmet Shehu, Hysni Kapo etj.
Shpallja zyrtare e kapitullimit të Italisë fashiste në 8 shtator 1943, ishte prologu i ngjarjes së mbetur në histori si kompromisi i Beratit, në të cilën po përpiqemi të hedhim dritë.
Ishte e qartë që pas kapitullimit italian, trupat gjermane priteshin të hynin në Shqipëri nga çast në çast. Ajo që mund të bënin forcat partizane në ato ditë tranzicioni ishte e qartë: Thirrje italianëve për t’u dorëzuar bashkë me armët dhe materialet luftarake, e më tej ftesë për ata që dëshironin, për t’u bashkuar me formacionet partizane me argumentin e saktë se tashmë ata konsideroheshin armiq nga gjermanët dhe do ta pësonin prej tyre, si dhe sigurimi i sa më shumë armëve, municioneve dhe furnizimeve nga më të ndryshmet, në pritje të përplasjeve të ardhme.
Ndërkohë, për herë dytë gjatë luftës, një qytet i lirë ishte në duart e partizanëve, këtë radhë Berati. Forcat balliste të Abaz Ermenjit dhe Ali Këlcyrës ishin gjithashtu në periferi të qytetit. Synimi i të dyja palëve, ishte zbrazja e kapanoneve dhe magazinave të bollshme të ushtrisë italiane nga materialet luftarake dhe ushqimet.
Gjin Marku dhe drejtues të tjerë kontaktuan me komandën e divizionit italian “Peruxhia”, që mbulonte dhe Beratin, dhe i bënë thirrje të vepronte sa më shpejt në dorëzimin e tyre bashkë me materialet dhe armët, se do ta pësonin nga gjermanët. Në fakt, ushtarakët italianë në Shqipëri ishin të fundit që po merrnin vesh se ç’kishte ngjarë në atdheun e tyre: Hutimi, vonesat dhe mungesa e vendimmarrjes në pritje të “urdhrave nga lart”, shkaktuan shumë viktima në radhët italiane. Sidomos historia e divizionit Peruxhia është veçanërisht tragjike.
Ata italianë që pranuan të luftonin, u organizuan në batalionin partizan “Antonio Gramshi”. Në kohën që forcat partizane po kryenin transportimin e materialeve italiane në thellësi të vendit, në Otllak pranë Beratit u vendos një formacion i vogël por i super-pajisur gjerman nën drejtimin e kapitenit Manjec, me mjete të motorizuara dhe disa avionë luftarakë Stukas, që kishte për mision sigurimin e aeroportit strategjik të Kuçovës.
Nga ana e partizanëve, sipas shpjegimeve që më pas Gjin Marku ka dhënë, situata ishte e tillë: Pjesa më e stërvitur dhe me më shumë përvojë e formacioneve luftarake të zonës, ishin inkuadruar në Brigadën e Parë, të sapoformuar në Vithkuq të Korçës. Pjesa tjetër, e lodhur nga luftimet e shpeshta përgjatë tre muajve të verës, po rioganizohej dhe plotësohej me partizanë të rinj të ardhur nga fshatrat, të pastërvitur në luftime.
Gjatë këtyre ditëve, kapiteni gjerman mbërriti me makinë i vetëm në Berat, dhe kërkoi lejen partizane për t’u furnizuar me bukë në furrat e qytetit. Siç do të kujtonte në disa intervista të pas viteve 90-të sekretari i komitetit ekzekutiv të qarkut, Nexhmi Ballka, që ishte interlokutori për palën shqiptare, Gjin Marku dhe Kahreman Ylli vlerësuan situatën, ku partizanët ishin në qytet bashkë me civilët, furnizimet italiane po tërhiqeshin nga magazinat vetëm me dy kamiona që bënin rrugë vajtje-ardhje dhe gjermanët qenë të armatosur më së miri; ndaj vendosën ta lejonin kapitenin Manjec të furnizohej.
Ky ishte dhe thelbi i “kompromisit”: Që gjermanët të mos shtinin në dorë rezervat gjigande të italianëve, atyre iu lejua për disa ditë të bënin pazar në Berat, pa u ngacmuar. Ishte një pakt provizor gojor, i diktuar nga rrethanat dhe që u leverdiste të dyja palëve, por sidomos partizanëve. Asnjë dokument nuk ekziston për këtë ngjarje në arkivat e Vermahtit.
Nga ana e tij, vetëm ideja e një marrëveshjeje qoftë dhe kalimtare e taktike me gjermanët, ngjalli reaksion në udhëheqje. Qarkorja e firmosur prej Enver Hoxhës në emër të Komitetit Qendror, thotë:
“Kompromisi me gjermanët është një nga punët më të këqija që mund të ketë bërë ndonjë qarkor i Partisë…Këto janë konsekuencat e shkëputjeve të lidhjeve me Komitetin Qëndror. Ky kompromis do të jetë një nga pikat e bisedimeve të mbledhjes së ardhshme të Komitetit Qëndror.. . Qarkorja që ju dërgohet duhet të punohet me kujdesin më të madh në Qarkor, ku të marrin pjesë gjithë anëtarët e tij si dhe shoku Gjin Marku, i cili të thërritet apostafat për këtë gjë. Të fala shoqërore, për Komitetin Qëndror, Shpati”.

Drejtuesit kryesorë të luftës në qark, Gjin Marku, Kahreman Ylli, Myqerrem Fuga, Nexhmi Ballka etj, u mblodhën për të diskutuar çështjen. Udhëzimet e deriatëhershme kishin të bënin me demaskimin e ballistëve, pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes. Të shqetësuar nga letra e Hoxhës, u vendos që të fillohej lufta me gjermanët. Por realisht, faktet treguan se ky ishte një vendim i nxituar dhe i pallogaritur mirë.
Një kamion me 12 gjermanë që po shkonin në përforcim të kapitenit, teksa udhëtonin të qetë se nuk do të sulmoheshin, u ndalua dhe u mbajt rob nga një çetë partizane nën drejtimin e Neim Kuçit, pas një prite tek Ura e Kuçit. Robërit u çuan në teqenë e Kulmakut, në malin e Tomorrit ku ishte shtabi i Mestan Ujanikut. Por partizanët harruan që po prisnin dy kamionë me partizanë të transportuar nga Sulova drejt Beratit, kamionë të cilët nuk kishin rrugë kalimi tjetër përveçse nga Otllaku.
Kështu, kapiteni Manjec zuri robër 40 partizanë dhe i vuri të hapnin llogore pranë aeroportit. Pozicioni i drejtuesve të qarkut ishte ligsht dhe u duhej të negocionin. Pas bisedimeve, u krye këmbimi i robërve dhe i famshmi “kompromis” mori fund.
Të nesërmen artilierë italianë të inkuadruar me partizanët, goditën pozicionet gjermane dhe si përgjigje, nazistët e përforcuar me tanke dhe avionë, sulmuan Beratin. Pas një dite luftimesh, krejt popullsia civile e qytetit, zbrazi shtëpitë dhe u largua.
Gjermanët kapën një pjesë të mirë të mallit italian, që ishte grumbulluar prej partizanëve në Vërtop. Më pas, qarkori i Beratit u riorganizua dhe anëtarët e tij u transferuan.
Gjin Marku u caktua komandant i brigadës së VII që u krijua në Skrapar, por historia e “paktit” do të ndiqte për tërë jetën edhe pse në analizën e Komitetit Qëndror, u vlerësua se “gabimi i Gjinit nuk ja ul vlerat e tij të mëdha në luftë”. Gjin Marku drejtoi brigadën e VII në shumë veprime luftarake, mes të cilave sigurimi i Përmetit të lirë, ku u mbajt kongresi i 24 majit. Vijuan çlirimi i Beratit dhe Myzeqesë, pastaj Mirdita, Lezha dhe Shkodra, në ndjekje të gjermanëve që po tërhiqeshin.
Pikërisht në qytetin e fundit shqiptar që u zbraz nga nazistët, u krijua divizioni VI i përbërë nga katër brigada, dhe që u vendos të komandohej nga Gjin Marku. Ishte ky divizion që vazhdoi luftimet edhe jashtë kufirit, në Mal të Zi e Vishegrad të Bosnjes. Më pas, ky formacion mori urdhrin të kalonte në Kosovë përmes Sanxhakut.
Menjëherë pas luftës, Gjin Marku ishte në mesin e atyre pak drejtuesve ushtarakë shqiptarë që u dërguan në akademinë ushtarake “Voroshillov” në Bashkimin Sovjetik. Veç shkollimit, ai kishte dhe detyrën e atasheut ushtarak shqiptar dhe në këtë funksion, mori pjesë direkte në bisedimet mes Stalinit dhe Enver Hoxhës.
Siç më pas kanë treguar arkivat, ky takim dhe biseda në fjalë nuk ishin ashtu siç qenë paraqitur në historiografinë zyrtare. Stalini kritikoi në shumë pika qeverisjen shqiptare të pasluftës dhe ndërkohë, në bisedë me të dërguarit e lartë të Titos (Gjilas e Kardelj) nuk kishte ndonjë kundërshti që Shqipëria të “gëlltitej nga Jugosllavia”.
Akuzat e para Gjin Marku i mori në Kongresin e Parë të PKSH-së, kur ai kritikoi disa kolegë që e kishin toleruar qëndrimin projugosllav të Koçi Xoxes. Por duket se Hoxha nuk toleroi faktin që përzgjedhjen e shënjestrave për t’u kritikuar ta bënte dikush tjetër. Ai i përmendi sërish Beratin dhe kompromisin.
Nga ana tjetër, Gjin Marku ishte njohur dhe martuar me jugosllaven Natalia Mirioviç, shoqen e jetës që ai s’pranoi ta ndante pas prishjes me Titon. Nisi një zbritje e butë, por e pandalshme. E emëruan komandant të Shkollës së Bashkuar, komandant korpusi, pastaj komandant i Mbrojtjes Kundërajrore e kështu me radhë, derisa në vitin 1961 “emërohet” drejtor i fermës së Llakatundit.
Më tej vijon një fat i trishtë. Pas dy vjetësh Gjin Marku internohet në Zvërnec dhe pesë vjet më vonë dënohet me dhjetë vjet burg. Ditën e 21 gushtit 1977, bashkë me fletën e lirimit, Gjin Markut i dhanë edhe fletën e ridënimit me 10 vjet. Ai vdiq në spitalin e burgut në vitin 1986, një vit para se t’i përfundonte dënimi, nga një sëmundje e rëndë.
Lutjes së familjes për ta lenë të vdiste në shtëpi, ish vartësi i Gjin Markut në Berat dhe aktivisti i rinisë antifashiste, “i urti” Ramiz Alia, nuk iu përgjigj. Mbase sepse dikur, për të Gjin Marku kishte bërë këtë karakteristikë: “Nuk shquhet për trimëri, por është djalë i mirë dhe me perspektivë!”
Për perspektivën, kishte patur të drejtë…
——-
Botuar në DITA në shtator 2016 me autor Alqi Koçiko. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Fshati Baz eshte i Matit dhe jo i Mirdites. Ka qene banuar qe ne periudhen e ilireve dhe ka pasur qendra kulti pagane. Me vone u be qender kristiane me nje bazilike te madhe, nga e cila i vjen edhe emri i sotem, Baz.
Perralle per pioneret dhe pensionistet e enverit.
Ik ore fshatar, mbill ndonje patate e mos komento ne tema ku s’ke njohuri. Jepi une lopes e rregullo ndonje gardh.
Moisi
Bazi eshte i Mirdites.
Mos komentoni duke ia futur kot si kopetenta
Per autorin e artikullit.
I ashtuquajturi kompromis i Beratit, sipas tregimit te tim eti qe e ka perjetuar ne vend, filloi me nje ngjarje fare te rastit. Pas largimit te italianeve, ne Berat partizanet rrethuan shtepine e nje eksponenti te “reaksionit” me emer Isa Toska qe ishte shpallur tradhetar e armik. E verteta eshte se ky kishte kryer vepra te renda ne bashkepunim me okupatorin. Rrethimi i partizaneve u shoqerua me perleshje te ashper me arme, ku mitralozat goditen rende shtepine, nga ku degjoheshin lebetitjet e grave dhe femijeve, por meshire nuk kishte. Papritur vjen nje motoçiklete (tricikel) me dy ushtare gjermane dhe habiten e pyesin se çfare eshte kjo lufte, çpo ndodh ketu. Kur i spjeguan perse kjo lufte, ata moren mitrolozin(me trekembesh), u shtrine pertoke perkrah partizaneve dhe nisen te qellonin derisa nga shtepia e rrethuar u shuan zerat. Kjo ishte zanafilla e te ashtuquajturit kompromis, qe nqs e shohim me mendjen e sotme, mund ta konsiderojme akt te zgjuar prej dy eksponenteve Kahreman Ylli dhe Gjin Marku ate qe e shtjellon autori, por qe sherbeu si sebep Hoxhes per menjanimin e kuadrove te “rrezikshme” per pushtetitn personal.
JO..! NUK QE RRETHUAR KRIMINELI ISA TOSKA, POR ATDHETARI I NDERUAR DHE DY HERË; DEPUTET, HYSNI TOSKA, QË BANONTE NË BERAT,. AI QE KREJT E KUNDËRTA E KRIMINELIT DHE ANTISHQIPTARIT ISA TOSKA. PËR TË KA DOKUMENTE TË SHUMTË SI ATDHETAR I SHQUAR DHE MADJE EDHE NJË DOKUMENT, KU ËSHTË PJESTAR I NJË GRUPI, QË I KËRKONTE QEVERISË SË KOHËS ASGJËSIMIN FIZIK TË ISA TOSKËS DHE BANDËS SË TIJ KRIMINALE.
HYSNIU BANONTE NË BERAT, NË LAGJEN ”Murat Çelebi”, KU DHE NDODHI TRAGJEDIA E TIJ, KURSE VRASJA E ISA TOSKËS NDODHI NË FIER. ISHTE ANTIFASHISHT EDHE I BIRI I VETËM I HYSNI TOSKËS, 17 VJEÇARI SKËNDER TOSKA, QË EDHE U BURGOS NGA ITALIANËT PËR ANTIFASHIZMIN E TIJ TË HAPUR DHE DOLI EDHE PARTIZAN, FILL PAS DALJES NGA BURGU FASHIST. NGA ANA TJETËR, I FEJUARI I VAJZËS SË FUNDIT TË HYSNI TOSKËS, ERVEHESË, ISHTE ASI KOHE MYFTAR XHINDOLLI, KOMANDANT I BATALIONIT II-të TË BRIGATËS SË 7-të NË BERAT, SI DHE ANËTAR I SHTABIT TË ASAJ BRIGADE. RRETHIMI NË FJALË I HYSNI TOSKËS NGA PARTIZANËT DHE ARDHJA ATY EDHE E GJEMANËVE NUK ISHTE SHKAKU I ”kompromisit” të shumëpërfolur, POR PIKËRISHT HISTORIA E TREGUAR NGA HISTORIANI ALQI KOÇIKO (ndjesë pastë !), ME PROTAGONISTË KRYESORË KAPITENIN GJERMAN MAGNETZ DHE KRERËT PARTIZANË GJIN MARKU, KAHREMAN YLLI ETJ. KURSE RRETHIMI I BEFASISHËM I ATDHETARIT TË SHQUAR HYSNI TOSKA NGA DISA ÇETA PARTIZANE, KU ERDHËN EDHE FORCAT GJERMANE, (TË DIZINFORMUARA SE GJOJA BËHEJ FJALË PËR KRIMINELIN PROITALIAN ISA TOSKA, POR QË U LARGUAN SAPO E SHOQJA E HYSNIUT U HODHI NGA DRITARJA DEKORATËN E LARTË, AKORDUAR DIKUR NGA AUSTRO-HUNGARIA). KËTO E TË TJERA MBI TË VËRTETËN E TRAGJEDISË SË HYSNI TOSKËS DHE TË BIRIT, SI TË ORGANIZUARA NGA NJËRI NGA KUADROT E KRYESORË TË BRIG. 7-të, (pikërisht zv. Komandanti i saj, për motive krejt personale e banale), M’I KANË PAS KUMTUAR NË VITET 60 SHUMË DËSHMITARË OKULARË TË LAGJES, SI EDHE NË DOKUMENTE ARKIVORE DHE HULUMTIMET E Dr. NURI PLAKUT DHE ATË TË SHYQYRI ARSHI TOSKËS. HAMENDËSIMET E NDRYSHME JANË JO REALISTE, OSE PJESËRISHT JO REALISTE. Dr. Petrit Belliu, 20.10.2019. (Shënim : Me këtë rast, si historian dhe beratas në origjinë të herëshme, mendoj se, – ashtu sikurse në tërësi histroria e trojeve shqiptare gjatë Luftës së II-të Botërore,sipas historiografisë së imponuar prej diktaturës komuniste dhe faktorit padronik jugosllav, edhe versioni zyrtar mbi të ashtuquajturin ”Kompromis të Beratit” duhet rishkruar mbi baza krejt realiste e me vërtetësi historike. Çështje delikate kjo, që mbahet e mbyllur fort edhe sot, si një kuti e vërtetë e Pandorës, për shkak të disa të vërtetave tronditëse, që nukë shtë këtu vendi e mundësia për t’i shpalosur).
Kam pershtypjen se as Gjin Marku nuk do te kishte shkruar kaq bukur per veten e vet! More zoteri, po si mund te beje kompromis me nazistet gjermane, kur ata, me te hyre ne territorin shqiptar-sic thoshin-kalimthi-vrane 106 burra, gra dhe femije te Boroves martire! Kompromiset i ben shtabi i ushtrise dhe jo nje person periferik,sado i rendesishem qofte ai.Gjin Marku ka merita per LANC, ne Kongresin I (1948) ai priste te behej minister i mbrojtjes dhe prej kesaj periudha fillon renia e tij…..
Z. anonim, ”Tung-tung”! Historia është shkencë e mirëfilltë, sikurse psh mjekësia. Dhe dihet se mjekun e kirurgun nuk mund ta bëjë dikush që nuk është i tillë, e madje i zoti e jo dosido në profesion. Nuk desha aspak t’ju fyej, por i themi ne, nga anët tona : ”Kur s’e ke zanat, mos dil hoxh’ në fshat !”. Jo ju që nuk dini të vërtetën e pranisë gjermane në Shqipëri, gjatë Luftës së II-të Botërore, atë të okupacionit fashist italian (okupacion i mirëfilltë, nga ajri, deti e toka), si dhe të pabesisë komuniste të Borovës, me pasojat që dihen, si marifet i Beogradit për futjen e Shqipërisë në konflikt dhe luftë me gjermanët), por as unë, si historian dhe as kolegët e mi të profilit, nuk kemi ditur gjë për të vërtetën e gjërave. Krejt rastësisht, ndërsa ndodhesha jasht vendit, një mik,intelektual, bashkëkohës i ngjarjeve dhe mjaft para meje në moshë, më tregoi, në konfidencë, të vërtetën autentike të rastit ”Borova’, një truk i ulët, besëprerje, e realizuar teknikisht nga i biri i Osman Gazepit, Piro Gazepi, si vënës i minave, sëbashku me një specialist italian, edhe pse kryeplaku e paria vendase i pat siguruar gjermanët se rrugëkalimi qe i sigurtë e pa probleme. Më pas P. G. bëri karrierë ushtarake, siç na u tha, – mua dhe një mikut tim -, se ne nuk kemi pas rast ta njihnim, as personin në fjalë dhe as të vërtetën autentike të ngjarjes së Borovës. I dinit ju këto etj sekrete edhe më thelbësore ?). Sidoqoft, ju përshëndes.
Per luften e boroves nuk Shkruan mire. Ne kohen e fashizmi shqiperia ka qene etnike. Ka shkuar Serbia dhe Bullgaria per trojet shqiptare Tek hitleri. Pergjigja e hitleri per bullgaret dhe serbet ishte se shqiptaret Jane rrace arjane.autokolona gjermane u Fut nga grqia ne shtator 1943. Batalioni hakmarrja u beri prite ne borove , gjermanet nuk e prisnin kete gje dhe u hakmoren se shqiperine e kishin kalimtare.kete histori e kam nga babai I’m qe ka qene ne kete beteje rastesisht me batalioni hakmarrja.
Mbushi mendjen komunistave…
Menjanimin e Gjin Markut e bene sepse ai kishte kapur grat e gati te gjith udheheqsjes te kohes,bile edhe denimin per ket e mori,kjo eshte e verteta.
More Mark Uku , je ti apo noj tjeter , se kenej thuhet qi ke ra viktime e Coronavirusit ne Londer ? Te lutem na qit prej ktij sikleti .
Gjin marku u la per shum vjet ne burgun e burrelit ne birucat e saj i vetem ,pa pas asnje njeri ,pervecse policit te burgut!!! Imagjino vite te tera nat e dit i vetem,ky ish xhelati enver hoxha!
Ishte nje burre qe vetem qeshte me sy te kalter dhe kuptonte shum politike!
Her pas here denoheshe nga kapter injorante por perseri ai vetem ish e vete ne birucat por lakuriq e me dritare te hapur dimrit, nuk e kuptoj se si mundet te flije?
Ja si u hakmor enver hoxha ndaj atyre qe ishin martuar me serbe apo nacionalitet tjetr!
Mbaj mend se si hakmereshin policet ndaj guzhinierit jorgo ,meqe se ish minoritet grek!
Doktor kamberi nje mistrec berati per te qir vrimen e nenes se tij dhe nje mal7k matjan me emer ismail pasha turk i flliqt nga me fanatiket orjentale!
Kta duhet te denonte sali berisha por ishin maloke e i desh se ish mik i djalit te enverit!
Boll genjyet si derri, vdes njeriu po qe lakuriq ne dimer, dhe me dritare te hapura.
Ndersa ky Petrit Belliu del qe di dicka mga dikush.
Trusti i lulelakres
Ne kongresin e I-re te PKSH raportin per shtremberimet e vijes se partise nga “titistet Jugosllave”,me porosi te Enver Hoxhes,e mbajti Tuk Jakova.Enver Hoxha nuk mund te shnderrohej krejt pa pritur nga bushtra qe mblodhi rreth vetes gjithe zagaret e Serbise ne antijugosllav,prandaj lekuren e tij ja veshi Koci Xoxes.Ata qe e njihnin mire historine e “Dashurise” serbo-malazeze te enver hoxhes reaguan,.Me ashper dhe sy per sy ja tha ne pushimet mes seancave Mehmet Shehu.Atij ja mbylli gojen duke e emeruar Minister te Brendshem.Tuk Jakoven,sekretar te komitetit qendror dhe anetar te byrose politike .Gjin Marku ju pervesh ne kongres ministrise se brendeshme,duke rrezikuar te nxirrte edhe mashat e Enver Hoxhes.Vec Koci Xoxes, Pandi Kristos,Vaske Kolecit,qe duhej te mbanin ne preher kopilin serbo-malazes te Enver Hoxhes,Tuku cilesoi si koken e komplotit jugoslav ne ministrine e brendeshme Vaske Kolecin dhe Kristo Themelkon,te dy vegla te bindura te Enver Hoxhes ne asgjesimet me lista.Kristo Themelko ishte nje njohje e vjeter e Enver Hoxhes ne kontrabanden e duhanit ne Kosove,qe ne 1940.Ishte i vetmi qe i shpetoi arrestimit ne shtepine ku u vra Qemal Stafa ne 1942.Nesti Kerenxhi ishte drejtuesi real i ministrise se brendshme,deri ne 1948.Kur Xoxe qendroi 6 muaj ne Beograd per specializim,Enver Hoxha dhe Nesti Kerenxhi pregatiten “Sabotimin e inxhinjereve te Maliqit”I gjithe procesi,qe nga ideimi,arrestimi,gjyqi dhe pushkatimi jane zhvilluar ne mungese te Koci Xoxes.Po te dilte ceshtja Kerenxhi ne kongres,fijet qe drejtonin Kerenxhin te conin tek Enver Hoxha.Per kete Enver Hoxha kaloi menjehere ne kundersulm duke i kujtuar Marreveshjen e Beratit,ashtu si beri ne Konferencen e Tiranes.E verteta eshte se Nesti Kerenxhi dhe Shulja(Themelko} asnjehere nuk u persekutuan,por qendruan ne nomenklaturen komuniste si drejtore sektoresh dhe ndermarrjesh.
O trap, nga Kastriot Myftaraj i ke lexuar keto idiotesira?
Shulja nuk ishte i vetmi qe shpetoi nga rrethimi i Qemal Stafes. Aty ishin 6 persona. Te gjithe shpetuan, vetem Qemali u vra.
Dhe sa per “sabotimin e Kenetes se Maloqit”, o kopil genjeshtar, ta dish se domumentet amerikane jane deklasifikuar dhe kane nxjerre ne pah rolin sabotues te Misionit Amerikan dhe kryesisht te Harry Fulcit. Ne letrat e tyre dokumentohen udhezimet per sabotazh, me arsyen se nqs Keneta e Maliqit do thahej, kjo do ishte keq sepse komunistet fitonin pike ne popull.
A e kupton tani, o qurrash?
Ne keneten e maliqit u gjenden nje vendbanim i lashte qe i perkiste shtepive te nderuara mbi uje qe u takonin edhe ngjarjeve e identitetit kulturor te nje poulli?
Kur u zbulua ky vendbanim autoritetet jugosllave isistuan qe te fotografoheshin e te ristauroheshin kto vendbanime historike qe tregonin identitet kulturor te nje populli,por u ndaluan e debuan nga shteti shqiptar sepse beheshe fjala per histori te vjetra ku albanologjia ka genjyer per ekzistencen e nje populli sllav ne shqiperi?
Ca flet o Ben idioti, o analfabet? Vendbanimi i Maliqit u vertetua si i epokes neolitike, kur sllavet nuk ekzistonin si popullsi e jo me ne Ballkan. Vendbanimi i Maliqit u dokumentua dhe u ruajt neper arkiva dhe mesohej qe ne 8-vjecare ne kohen e komunizmit. Permendet ne te gjitha studimet shqiptare qe prekin temen e neolitit. Po ti analfabet do kesh lindur dje dhe s’ke prekur liber me dore.
O Musa Maloqi@
Une nuk shkruaj qe te me kuptosh ti! Une kam shkruar—–Ivetmi,qe i shpetoi arrestimit,jo pushkatimit, Qemal Stafa u vra ne ikje e siper,duke shkembyer zjarr me karabinjeret,Beqir Minxhozi u arrestua gjate nje “kontrolli rutine”dhe sipas Drita Kosturit pas arrestimit te tij italianet mesyne bazen ilegale ku ndodhej Qemal Stafa.Drita dhe dy vajza te tjera,qe u ndodhen aty u arrestuan.Kristoi Themelko shpetoi duke shembur murin prej katramaje te halese,o Musa hale!!!
Musai i sat’eme, kopil ballisti!
Sabotimi i Maliqit eshte fund e krye komplot i Enver Hoxhes dhe zbatim ne terren i Nesti Kerenxhit..Pretenca e prokurorit eshte fund e krye ne stilin e “Situates Sinoptike” te Poliagjentit Mehmet Shehu.NQS ti @Musa i ke lexuar udhezimet e Fullcit per sabotim ne arshivat amerikane,na i trego t`i shohim edhe ne agnostiket e skenareve te Maliqit dhe te bombes ne ambasaden sovjetike.
O Musa karroqja kopil te ka ajo bucja qew te ka pjelle,,.
Perseri perralle nga e kaluara
.hajde te vrasim mendjen pse Mirditori Gjin bente ligjin ne fshatrat e like presidentit dhe ceke qerosit ?
.
Po pse nuk merreni me Vrakasin serbisht-foles Visho Ajazi qe eshte bere dhe bossi I shqiptareve ne NATO ne bruksel..
.
Merruni me te tashmen qe po na varros dhe jo non stop 24 ore me Gjinin e Natalise serbe
( PAK HISTORI)
Fituesit e luftes ncl 1941-1944 dhe perplasjes midis shqiperise dhe agersoreve anglo-amerikane-serbo-greke 1945-1961 ishin partizanet shqiptare per te paren dhe ushtria dhe sherbimet inteligjente shqiptare per te dyten…Pra i takon ketyre fituesve qe te shtrijne doren e pajtimit dhe te falin dhe jo ketyre Fuckullave .
II
Ka nje keqkuptim kozmik (lexo kriminal) per vitet 1990-1992 ne Shqiperi..Ramiz Alia (liberal apo maskara) ishte powerfull ne vitet 1985-1990 por ne nje fare menyre 2 vitet e fundit ai u carmatos dhe ne 31 mars 1991 ne votimet me te mira te bere ne Shqiperi ai fitoi 8:2 me kundershtaret e tij….(lexo pellumbzinjte)
III
Nuk eshte sekret (kane dale varg-male me dokumenta) te thuhet se pas dy ditesh ne 2 prill 1991 “pellumbat e bardhe” u bene gjarperinj te zinj dhe nga vendkomandat e beogradit dhe athines kryen nje invazion te mirfillte me mjete “demon-kratike” dhe dihet ku kemi arritur ku dhe greku apo serbi me ekstremist nuk do besonte ne 1990-en
Kushdo qe I thote vetes shqiptar ,kur ne vitet e para eshte organizuar nje veprimtari kaq agersive te anglo-amerikaneve atehere qe sot jane miqte tane duhet te pyese:
.
Perse Amerika dhe Anglia nuk kerkon falje per organimzimin e ketyre akteve terrroriste qe krahesohen me ISISN sot….Te organizonin ndonje kompllot qe te vrisnin Enverin kishte sens por te vrasesh popull eshte Terrorizem …..eshte T.E.RR.O.R.I.Z.E.M
.
Sepse te hedhesh ne ere fabriken e sheqerit maliq..te vrases vajzat e malsise qe shkonin ne aksion prapa ferres..ose te vrases nje mesues se I meson gjuhen shqiper femijve malsore eshte krim monstruoz..dhe keto tipa ne vend qe te lihen ne kazanin e tradhetise..jaen dekoruar nga berishat—bishat-nishanet dhe hajvanet.
.Ndiqni nje fakt real teper criminal dhe sejcili te nxjerre konkluzion
———————————-
Eshte fakt I pranuar edhe nga Cia amerikane se amerikanet dhe anglezet deshtuan ne luften e gjate per te permbysur me force pushtetin popullor te E.Hoxhes.
.
Ja nje sekuence te marrjes ne pytje te Hajrulla Selim Murteziut spiunit – Amerikan qe pershkruan luften e cias amerikane dhe angleze te hedhjes parashutistve , grupeve ushtarake ne rruge toksore dhe detare per te permbysur regjimin popullor te E.H ,me çdo kusht ,dhe deshtimin perballe forcave te ushtrise sigurimit shqiptare me turp.
.
U hodha me parashut ne Librazhd me detyre nga amerikanet per te pregatit kushtet per pushtimin e shqiperise me 30.10.1951,ecem ne teren naten duke u orjentuar me harte dhe busull ecem vetem naten kaluam ne Elbasan ,Moker,Korçe,dhe deri ne kufi me grekun aty u ndeshem me forcat e mbrojtjes shqiptare ,besoji se ka patur nje te vrare ushtar shqiptar qe u kap ne befasi nga ne ,se nuk pranoji te na tregonte rrugen per greqi.
.
Mbasi u kthyem ne greqi ,mua amerikanet me ndane nga te tjert dhe me vendosen ne Athine ,ndersa dy te tjeret shok te mijet I nisen ne gjermani.Banoja ne hotelin “San Rival”,ne rrugen”Plate Javates”.Ne Athine amerikanet me jepnin 2 miljon dhrami ne muaj.Hotelin e paguaja 25.000 dhrami,ndersa ushqimin e merrja ku te doja.
.
Levizja lirisht deri ne maji te vitit 1953,kur u dorzuan amerikanet perball humbjeve ne luften me sigurimin shqiptar,dhe flamurin e luftes kunder E.Hoxhes e moren Anglezet .dhe ata me thirren ,kalova me Anglezet pa me thene asgje amerikanet ..erdhi nje shofer grek dhe me mori me makin dhe me qoji ne zyren e nje koloneli anglez quhej xhejmes me tha se tani do te kaloni me ne anglezet kemi biseduar me amerikanet dhe kemi nevoje per nje radiotelegrafist per ta kaluar me nje grup ne terrenin shqiptar pasi mungon radiotelegrafisti,ne kete grup ishin Haki Idrizi,Nuredin Nurçe ,Osman Karaj nga Tirana dhe Ibrahim Molla nga Devolli,
.
Na nisen ne oren 9 te mengjesit nga greqija me avjon dhe arritim ne angli ne oren 16.00,sa zbritem na moren me xhipse dhe na quan ne nje fortifikat nentoksore ,rrethe e qark nuk kishte asnje shtepi veçe fushave dhe detit qe dukej 10 km large neshe.
.
Kishim dy instruktor anglez ,njeri quhej David dhe na mesonte radiotelegrafi ,tjetri Stefan dhe na mesonte leximin e hartave topografike dhe orjentimin me busull,ky fliste srbisht dhe pak shqip dhe merreshim veshe.
.
Kishim dhe officer te tjer qe na mesonin perdorimin e armet luftarake ,perpilimin e skicave te fabrikave , te rrugeve hekurudha dhe ura.duhej te interesoheshim ne teren kur te hidheshim ne shqiperi.
.
Une mesova dhe telegrafin dhe shifren secrete.Punonim 8 ore ne dite 6 ore para dite 2 ore mbas dit.Na largonin me Gjip 10-15 km larg dhe duhet te ktheheshim ne baze me harte dhe busull.
.
Pas 10 ditesh na quan perseri ne selanik te greqise na veshen uniformat ushtarake dhe na nisen ne kembe per te hyre teritorin shqiptar nga korça u futem fshehur dhe fotografuam fshatin senishte ,fotografuam fabriken e sheqerit maliq ,qytetin e korçes,dhe disa kazerma ushtarake ne korqe nga larg,u ndeshem me forcat e kufirit vrame 8 civile dhe tre ushtar ,nga grupi yne u vrane dy ndersa ne tre antar te grupit kaluam ne greqi.
.
Ishte e pa mundur te deportoje pa u diktuar kishim ne plen per te hedhur ne ere kombinatin e sheqerit ne maliq ,por kjo nuk u ralizua ,pasi kapeshe nga populli ose ushtrija…..(nderpritet kjo histori me terroriste per kortezi….mjafton kjo eshte shkruar me lart)
+++++++++++++++++++++++++++++++++++
…………………..
.Pse behet kjo zhurme me kufomat e shekullit kaluar me spiune ??
==
.Pse e mbyllen sqepin
shqiptaret breke-ulur
kur Visho Ajazevic nga Vraka
(enklave serbo-malezeze)…
truri i Shikut 1992-1997….
..”kompjutri” i bashkim gazidedes .
.ustai i fshirjes se filmimeve te 21 janarit..
pra ky qytetar ‘KARNADEZ’ u be ambasdor i shqiperise ne Nato …qe jo vetem nuk duhet te ishte kryetar Shiku 2012-2017 por dhe te perfaqsoje Shqiperine ne Nato eshte harakiri nga te gjitha anet…Vishoja mund ta perfaqsoje Shqiperine si shprehje gjeografike me shqipfoles…se si shtet ai nuk egziston
Ishin si Nji Cift Hollivudjan
dhe kihin 4- femije Yje .
Dy vajza dhe dy cuna .
Kur dilni ne xhiro bulevardit te gjate te Fierit i
shikonin me rrespekt e simpati te jashtezakoneshme te dyja vajzat e mrekullushme
qe ishin aq te bukura me ato syt bojqielli si Artite Hollivudi
isha femij atehere nuk leviznim nga trotuari rruges
para Kino Tetarit ke Kinemaja
e pritnim te shikonim dy femrat e bukura qe do kalonin xhiro ,
saher vinte e shtuna ,para se te shkonim
ke Retorantet e hapur Bar Vollga ,basi blinim ndonji burek te ngrohte ke cepi i Ures kur kthehehe
per ke Kisha qe te conte ke Lokali Madhejhtor i hapur plot drita ku kerrcißte berxolla e birra ne kriko
ej ishin vite ato edhe pse ne ihim femije ,
apo Bar Rinia e Fameshme ku degjonim Muziken Italiane etj dhe shikonin vallzimet e cifteve
mbasi shperthente xhirua Madheshtore e qytetit plot jete te Fierit .
Pastaj dy cunat Kastrioti i madhi dhe te voglin me fal qe s’me kujtohet emri .
Vllai im ishte shok me Kastriot Markun
qe ishte kopjo babai Gjin Marku …
Kastrioti ishte nji djal i jashtezkoneshem ,mjfat i edukur dhe i kulturuar .
I uroj me gjithe shpirt gjithe te mirat gjithe fmiljess se mrekullushme te Gjin Markut e vecanerishte
Katriot Markut …
Të njëjtën gjë thonë edhe sot hallat e mia për vajzat e Gjinit, të cilat i kishin shoqe: tepër të edukuara, me shumë kulturë e të mrekullueshme.
Mirditorët në Fier ishin shumë pak, por qenë të gjithë njerëz të shkolluar e që ngjallnin veç respekt.
Megjithate zona e Mirdites esht zona me patriote ne veriun e SHQIPERIS mirditoret jan patriot SHQIPTAR te vertet.
Megjithate zona e Mirdites esht zona me patriote ne veriun e SHQIPERIS , mirditoret jan patriot SHQIPTAR te vertet.
Bazi eshte i Matit, Nese nuk ju ka turbulluar hashashi i Rilindjes, Fshatrat Baz,Bushkash, Stojan, Ulez,jane ne Mat por lexoni Historine deri ne Komsi eshte quajtur Bajraku i Rranxes i jane bashkuar Qeverise Mirdites me Kryeminister Dom Nikolle Kacorri 1828, Mirdite e Mat nuk i ndan asnje kufi, Tradit,apo Fshat. Ato Bajram Shengjergj , Kershendella dhe Pashke i festojne bashke. Ju lutem mos u Zini. Gjeneral per jete mbetet Gjini.