Bëhet fjalë për dënimin e Skënderbeut nga UEFA për trukimet e ndeshjeve dhe më pas për lënien e vendimit me një vit pezullim nga kompeticionet Europiane edhe nga KAS.
Mediat kanë kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit një vendim të arsyetuar të vendimit të UEFA-s për dënimin e Skënderbeut, por institucioni i futbollit në vend gjithmonë ka bërë me dije se nuk e kishte një të tillë.
Por, nuk thotë të njëjtën gjë edhe UEFA e cila i është përgjigjur një kërkese të TVSH-së, ku i bën me dije:
“UEFA ia ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, raportin e arsyetuar të Komisionit të Disiplinës”.
Skuadra e Partizanit, pak kohë më parë kërkoi titullin kampion nga FSHF, duke qenë se përfaqësoi Shqipërinë në Champions League.
Mbeten për t’u parë masat që do të marrë klubi i kuq pas këtij lajmi.
