Policia financiare e qytetit të Leces ka sekuestruar përgjatë dy operacioneve të ndryshme rreth 3 ton e 800 kg marijuanë si dhe janë arrestuar 9 shtetas shqiptarë e 2 italianë.
Operacioni i parë policor është ekzekutuar në afërsi të komunës Giorgilorio, ku brenda një ndërtese të braktisur janë sekuestruar 2 ton e 720 kg marijuanë.
Përgjatë këtij operacioni janë arrestuar 6 persona 4 shtetas shqiptarë e 2 italianë.
Operacioni i dytë policor është ekzekutuar pas një kontrolli rrugor në afërsi të komunës së Ceranos.
Në një automjet të tipit Fiat Iveco janë sekuestruar 1 ton e 200 kg marijuanë e janë arrrestuar 2 shtetasit shqiptarë që po udhëtonin me të.
3 shtetas të tjerë shqiptarë janë arrestuar në një automjet tjetër të tipit Yaris që po shoqëronte automjetin Fiat Iveco me ngarkesën e drogës.

EPO DO JETE NGA AJO E SALIUT, SE TANI QE E MORI RAMA NUK KA ME.
HAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHA
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.