Sa shpejt po plakeni? Zbulohet me një analizë gjaku

Ornela

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar një analizë gjaku që llogarit se sa shpejt po plaket një person. Sipas DailyMail, analiza nxjerr “moshën biologjike” të një personi krahasuar me moshën aktuale, dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundjen e Dementias vite më vonë.

Kjo ndodh sepse ata që janë më të vjetër biologjikisht se sa në vite, janë të predispozuar për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer, forma më e përhapur e Dementias, thonë shkencëtarët.

Analiza i jep personit një “rezultat të plakjes” bazuar në të dhënat gjenetike të gjetura në gjakun e tyre.  Shkencëtarët shpresojnë që kjo të ndryshojë mënyrën se si doktorët mendojnë për moshën kur marrin vendime mjekësore, pasi kërkimet tregojnë se mosha biologjike nuk është e njëjtë me moshën aktuale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *