Shqiptarja, mbështetëse e Trump sulmon dy gra myslimane

redaktor

Një shqiptare, banuese në Amerikë dhe mbështetëse e kandidatit republikan për president, Doland Trump ka sulmuar  dy gra, të cilat po shëtisnin me fëmijët e tyre, në një lagje në Brooklyn, ku jetonte edhe ajo.

32-vjeçarja Emirjeta Xhelili fillimisht ka ofenduar dy gratë myslimane, që ndodheshin pranë shtëpisë se saj – njoftojnë mediat lokale duke cituar policinë.

“Largohuni nga këtu, ikni nga Amerika”, ka bërtitur 32-vjeçarja islamofobe.

Ajo ka goditur me grusht dy gratë në fytyrë. Dëshmitarët thanë se gruaja ka degraduar më tej duke goditur edhe karrocën, ku qëndronte një foshnje 15-muajshe.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *