FSHF sqaron mënyrën e shitjes së biletave

Dita

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletaria online do të qëndrojë e hapur ekskluzivisht për anëtarët e Klubit “Tifozët e Kombëtares” deri më datën 16 shtator 2016.

Çdo anëtar Gold dhe Official i FanClub-it “Tifozët e Kombëtares” ka të drejtë të rezervojë nga 1 biletë për 2 ndeshjet e rradhës:

• Lihtenshtejn – Shqipëri dt 06.10.2016

Biletat e rezervuara për këtë ndeshje, mund të tërhiqen në Lihtenshtejn tek  kontakti që do të caktohet nga FSHF. Në të njëjtën kohë biletat mund të postohen me postë ekspres, por anëtari duhet të marre përsipër shpenzimet e postës.

• Shqipëri – Spanjë dt 09.10.2016

Afati i fundit për rezervimin e biletave do të jetë dt 16.09.2016, më pas biletat do të jenë në shitje të lirë.

Pas kësaj date, biletaria do të jetë e lirë dhe në dispozicion për çdo kërkesë në varësi të disponibilitetit të mbetur.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *