Bashkia e Tiranës u dhuron nxënësve në Morinë të Kukësit pajisje për shkollën

Dita

Pak javë më parë, Osman Doçi, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Gani Duraku” në Morinë të Kukësit, i shqetësuar nga gjendja e keqe e shkollës, por edhe pasi ishte njohur me aksionin për riparimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës, vendosi t’i shkruajë për ndihmë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në atë letër, drejtori Doçi shprehte nevojën për disa tavolina, karrige, stola e pajisje të tjera shkollore, për të zhvillimin normal të mësimit. Paraditen e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës e mbajti fjalën, duke u nisur për në Morinë, bashkë me bazën materiale të nevojshme për përmirësimin e mësimdhënies në shkollën “Gani Duraku”, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtorit, grupit të nxënësve dhe mësuesve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Teksa mori pjesë në ngarkimin e materialeve mësimore nga kryeqyteti për në Kukës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky është një gjest që tregon se Tirana, pavarësisht se nevojave të saj për shkolla të reja, di të jetë edhe solidare, edhe bujare për ata që janë në nevojë. “Jam shumë i lumtur që, bashkë me kolegët e zyrës në Tiranë, me donatorë bujarë, i jemi përgjigjur pozitivisht kërkesës së pazakontë që morëm nga shkolla e një qyteti tjetër, e cila na kërkoi që të merrej në juridiksion nga Bashkia e Tiranës. Këtë nuk e realizojmë dot me ndarjen administrative, por ajo që mund të bëjmë është që t’i përgjigjemi pozitivisht nevojës së tyre dhe sot në mëngjes në Tiranë, kemi ngarkuar një kamion me dyer, dritare, karrige, stola, banka, dërrasa të zeza, dhe ka 4-5 kompjutera për klasën e informatikës. Sot shkolla në Morinë do të ngryset më mirë se sa u gdhi”, u shpreh Veliaj.

Në Kukës, kryebashkiaku i Tiranës u prit nga prefekti i Qarkut të Kukësit, Liman Morina, drejtori i shkollës 9-vjeçare, “Gani Duraku”, Osman Doçi, si dhe nga stafi i mësuesve dhe nxënësit e shkollës. Ata së bashku shkarkuan materialet, duke i shpërndarë nëpër klasa.

Por, ndihma që Tirana do japë për fëmijët e Morinës nuk do mbetet këtu, pasi kryebashkiaku premtoi edhe rikonstruksionin e kopshtit.

Drejtori i shkollës 9 vjeçare, Osman Doçi, falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për gatishmërinë për t’iu përgjigjur shqetësimit që ngrinte letra e mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle. Ai u shpreh se ishte mosbesues që përgjigja pozitive do të vinte kaq shpejt.

unnamed-1 unnamed-2 unnamed

Share This Article
4 Comments
  • Duhen vleresuar pozitivisht si kerkesa dhe plotesimi i saj. Te tilla duhet te kete edhe me shume. Shohim ne Tirane rinovime sallash e zyrash me karrige tavolina mjaft te mira. Te shkonin aty ku jane nevojat do ishte e dobishme ngado qe ta kapjesh.
    Por e kam nje sugjerim nga pervoja: Mesuesit duhet te punojne me nxenesit qe ne moshen e re qe te edukohen me ruajtjen e mjeteve edhe ne shkolle. Ato vrima qe shohim ne tavolinat e shkolles se Kukesit nuk erdhi i beri kush nga jashte, nuk u bene ne nje dite. Mesuesi aty ishte dhe duhet te ndikonte pozitivisht. Nxenesi s’lind i edukuar, por e merr ate, madje dukshem, edhe ne shkolle.

  • Po Kryecari i Bashkise se Kukesit bashke me Mut Noken perse nuk dolen per te pritur kete bujari nga Bashkia Tirane, apo jane ne Diber e po merren me pushtat e tjere nga SHQUP-i per te bere grabitjen e votave neser.
    Sa krahu i perthyer do t’a hane neser ne zgjedhjet eper Krytar Bashkie ne Diber.

  • Eh cfare i ka bere fushata e zgjedhjeve ne Diber ketyre. Po nxjerrin ne pah tere arsenalin e hipokrizise. Pse nuk i dorezuan keto materiale me pare por pikerisht nje dite para zgjedhjeve?

  • Perse duhej te vinte vete Veliaj qe ti dorezonte kur mjaftonte te kishin shkuar perfaqesues te shkollave te cilat kontribuan?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *