Grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin bashkiak të Tiranës u mblodhën sot për të diskutuar lidhur me problematikën e trafikut në sheshin “Skënderbej” pas punimeve nga ana e Bashkisë.
Këshilltarët e LSI-së vendosën që t’i dërgojnë një letër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës si dhe Kryetarit të Këshillit bashkiak dhe kryetarëve të grupeve.
Gjithashtu, kërkohet prej Bashkisë së Tiranës që të marrë masa të menjëhershme për lehtësimin e trafikut dhe të punohet për hapjen sa më parë të Unazës së Vogël të Tiranës.
“Unaza e Vogël e Tiranës është një zgjidhje jo afatgjatë. Të ketë transparencë mbi fazat e projektit. Bllokimi i qarkullimit në Sheshin “Nënë Tereza”, tek stadiumi “Qemal Stafa” dhe bllokimi i qendrës kanë krijuar një situatë është alarmante e cila kërkon zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen e qytetarëve. Qytetarët janë të painformuar mbi projektin. Hapja e sezonit të shkollës rëndon më shumë situatën. Në mbledhje e Këshillit Bashkiak do të kërkohet informacion për situatën e krijuar”, thuhet në letrën e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës drejtuar kryebashkiakut Veliaj dhe kreut të këshillit, Dalipi.



LIKJA NGA SKRAPARI KERKON TE HYJE ME MAKINE EDHE BRENDA NE SHKOLLE SI MONA NE PARLAMENT.Sheshi para universitetit ,bulevardi ‘deshmoret e kombit’ nuk duhet te shihet makine !
Shyqyr qe ju kemi ju lesh e linj se vallai do na kishte mar shpirtin erjoni, por mos harroni shkruani dhe emrin e asaj deputetes se esht njosh fare hahaha
Ju lutem shikoni shkrimin e tre deputeteve te fundit, a nuk ju ngjan me shkrimin e femijve ne klasat e dyta dhe te treta te fillores !!!???