Liverpuli ka shkatërruar kampionët në fuqi të Anglisë, Leicesterin me rezultatin e thellë 4:1.
Të kuqtë ishin më mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe ata morën një fitore të merituar.
Goli i parë i takimit erdhi nga Roberto Firmini në minutën e 13, asistuar nga Xhejms Miler. Ndërsa, në minutën e 31 ka shënuar edhe Sadio Mane, pas një pasimi të bukur nga Daniel Sturridge.
Por, pas 7 minutash, Vardi shënoi golin e vetëm për Leicesterin në këtë përballje.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:1. Ekipi i Liverpul e nisi mirë edhe pjesën e dytë të takimit. Pas disa tentativash, shënuan gol Adam Lallana dhe Firmino në minutën e 89. Kështu, ekipi i kuq e mbylli takimin me rezultatin e thellë 4:1.
Pas fitores, ekipi i Liverpulit renditet përkohësisht në vendin e pestë, kurse Leicester ka 2 humbje, 1 barazim e 1 fitore.
