Arrestohet 23-vjeçari nga Ballshi, përndoqi një vajzë nga Tirana

Dita

Policia arrestoi një 23-vjeçar pasi prej 6 vitesh përndiqte një vajzë.

Mësohet se i riu nga Ballshi me inicialet E.M, ishte fiksuar keq pas vajzës që kishte njohur në rrjetin social “Facebook”, me të cilën fillimisht kishte komunikuar me mesazhe, por pas fyerjeve, ajo e kishte bllokuar që të mos komunikonte më me të.

Ky veprim e ka acaruar të riun, i cili i kishte vënë vetes qëllim që të mos e linte të qetë 22-­vjeçaren nga Tirana, N.Sh, raporton Panorama.

 Për këtë arsye, ai hapte herë pas here profile false në Facebook dhe i shkruante mesazhe, duke e fyer në mënyrë të vazhdueshme.

Pas 6 vitesh, vajza depozitoi kallëzim në Komisariatin nr.2, ku ka dhënë gjeneralitetet e sakta të autorit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *