Shtabi Elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” denoncon presionin që po ushtrohet nga funksionarë dhe militant të Partisë Demokratike.
Gjatë natës së kaluar, deputeti Flamur Noka, shoferi i tij dhe militant të tjerë të kësaj force politike kanë ngritur postoblloqe në zonën e Maqellarës duke kontrolluar automjetet dhe dhunuar qytetarët.
Gjatë kësaj kohe ka kaluar në këtë zonë shtetasi Artan Isaku i cili ka rënë pre e kësaj dhune fizike të ushtruar nga deputeti Noka dhe personat që e shoqëronin.
I bëjmë thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga skenari për të përbaltur dhe prishur procesin zgjedhor. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore çdo person që ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe tenton të prishë procesin zgjedhor.
