Kosova në shkëmbim për Krimenë? Putin zemëron serbët

Elton Tafaruci

Gazeta më e madhe e Serbisë, Blic, është zemëruar ndjeshëm nga deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Zemërgjerësia: Presidenti rus u dërgoi një sinjal Perëndimit: Na jepni Krimenë dhe mund të mbani Kosovën,” shkruan gazeta.

Shkaku?

Putin kritikoi Perëndimin në një intervistë me agjencinë Bloomberg, duke thënë se në rastin e Kosovës është përdorur e drejta e vetëvendosjes, kurse në rastin e Krimesë nuk po lejohet diçka e tillë.

“Deklarata e Putin është një ofertë për kompromis për statusin e Kosovës,” thotë analisti serb, Dushanj Janjiç.

Edhe diplomati serb, Ninosllav Stojadinoviç thotë se ky është momenti i të vërtetës.

Sipas tij, Rusia nuk shqetësohet më për Serbinë, por vetëm për interesat e saj.

Revista gjermane, Focus, thotë se megjithatë rasti i Kosovës dhe ai i Krimesë ndryshojnë ndjeshëm.

“Në Kosovë janë dëbuar qindra-mijëra shqiptarë përmes kërcënimeve dhe vrasjeve”, shkruan revista.

Share This Article
7 Comments
  • Diferencat midis Kosovës dhe Krimesë
    Kosova është e banuar në mijra vjet nga ilirët , pra është autoktone nga origjina , gjuha , bashkësia sociale , ekonomike, kulturore, shpirtērore .Pakica sllave është e ardhur nga 7…13..shekull , pra ësjtë një dyndje nga veriu i ftohtë , drejt klimës së butë…
    Krimea ka qënë e banuar nga jo sllavë , kryesisht tartarë .Rusët dhe ukrainasit …të dy palët sllavë janë popuj të ardhur në mesjetën e vonë në Krime
    Kosovarët , pra shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të bashkëjetojnë me sllavët , kur vetë sllavët e ish Jugosllavisë u ndanë , edhe pse kishin mjaft arsye që të jetonin së bashku , pasi pavarēsisht diferencave , rrethanat historike , gjuha , kultura i bashkon në shumë pika.Ndaj shqiptarëve të Kosovës është ushtruar genocid , genocidi i parë në shekullin e kaluar në Europë
    Edhe banorët e Krimesë kanë të drejtë të zgjedhin , e duke qënë shumica rusë , natyrisht zgjedhin Rusinë .Por edhe qëndrimi me Ukrainën , duke qënë popuj sllavë , është i pranueshëm.Megjithatë ne duhet të jemi inteligjentë , të mos përzihemi në kontradiktat midis shteteve të tjera ,që në një mënyrë apo tjetëren, nuk ndihmojnë perspektivën tonë historike

  • Gazeta serbe Blic ka deformuar plotesisht deklaratat e presidentit rus V. Putin.
    Ne SPUTNIK me pare dhe ne agjensine Bloomberg me pas, vete presidenti V. Putin ka deklaruar qarte e sakte se eshte per nje – Referendum vetvendoses ( fjale per fjale ) – si per Kosoven si per Krimene. Natyrisht kjo i drejtohet politikes Perendimit qe te pranoje vullnetin e shumices popullore si ne Kosove, si ne Krime!
    Pak rendesi ka se c’thone serbet!
    Rendesi ka qe Perendimi te pranoje ne terren ato qe ne teori i thote perdite – Vullnet i shumices!
    Topi eshte ne fushen e Perendimit!
    Ka rast te tregoje se sa larg a afer i ka fjalet nga veprat!
    Ka rast dhe bota te shohe se kush eshte per vullnet te shumices me referendum e kush eshte per politike imponimi ndaj deshires popullore!
    Rasti i Kosoves dhe Krimese do tregoje se kush ka politike popullore e kush politike konjukture apo demagogji me demokraci fallco qe nuk merr parasysh vullnetin popullor nepermjet modelit me demokratik – Referendumit!

    • Popujt kane te drejte te vetvendosin me referendum. Une nuk shoh ndonje gabim as ne rastin e Kosoves dhe as ne rastin e Krimese. Per ceshtje te njejta duhet te mbahet i njejti qendrim. Fatkeqesisht kjo nuk ndodh as ne dipllomaci dhe as ne opinionin e shume qytetareve. Serbet nga nje ane nuk pajtohen aspak me shkeputjen e Kosoves dhe nga ana tjeter pajtohen me ate te Krimese. Ky eshte nje absurditet. Por kjo ndodh edhe me shume shqiptare qe deklarojne se Kosova ka te drejte te vetvendose per vehten e saj (kjo eshte shume e drejte),por kur vjen fjala per Krimene nuk e pranojne. Nga njera ane anatemojne serbet ( dhe kane te drejte), por nga ana tjeter u japin te drejte ukrahinasve qe kane te njejtin qendrim me serbet. Shume serb qe jane agresive dhe gati te luftojne kunder Kosoves kane shkuar dhe luftojne per Donbasin kunder Ukrahines. Po keshtu, disa shqiptare (kryesisht kosovare) qe jane gati te vdesin per lirine e Kosoves, shkojne ne Ukrahine te luftojne kunder atyre qe kane te njejten hall si Kosova. Ky qendrim i dyfytyrte shihet me shume ne mediat. Kjo duket me shume ne median serbe e cila mban dy qendrime diametralisht te kundra per dy ngjarje qe jane te njejta. Po kjo ndodh edhe me mediat kosovare dhe shqiptare (ndoshta me pak se tek ajo serbe) qe bejne te njejten gje. Une mendoj se pikerisht eshte faji i mediave qe nuk kane mendim te pavarur, te cilat kane influencuar edhe ne opinionet e qytetareve serb dhe shqiptar. Mediat jane politike dhe u sherbejne politikave te qeverive te tyre me tendenca pro lindore ose perendimore. Ato duhet te jene te pavarura te reflektojne drejt sipas parimit “per probleme te njejta i njejti qendrim”. Disa gazetare ose komentues mundohen te bejne analiza gjoja shkencore duke u munduar te gjejne ndonje mosngjashmeri sado e vogel qe te jete. Eshte e kuptueshme qe nuk mund te kete identitet te plote midis dy ngjarjeve, po kur esenca e ngjarjes eshte e njejte dhe qendrimi duhet i njejte. Sa mire do te ishte sikur mediat ne te gjithe boten te ishin me te vertete te pavarura! Patjeter, sot do te kishte me pak probleme te nderlikuara ne rajon dhe me tej.

  • Kosova dhe Krimeja jane pune te mbaruara. Putin e thote kete qe te rregulloje raportet me perendimin, se ju zu fryma nga sanksionet. Po mire ben qe Serbet te dorezohen.

  • O Shushica,po ik e meso banjon nje here dhe hajde na thuaj “historira”
    Me hire me pahir nje njeri,grup,apo shtet ne kete rast Kosovistani 98perqind dhe Albanistani 75 perqind ka identitet (emra,besim,kulture,histori,respekt,nder,kujtese) turke,atehere nik e di se per cfare lloj kombi flet ty.
    E di ty qe te quajturit Arbanitas se flisnin nje gjuhe latine ne shumice fjalesh dhe Greket luftian bashke kunder Turqve dhe atyre qe quan sot Shqipetare ty.
    Dhe e di pse?Sepse kur ishye Turqia dhe kishte Pashalleqe jo shtete.pse nul u bashkuan “shqipetaret” kunder turkut?
    Sepse muslimanet e Dum Babes per 500 vjet benin krushqi midis tyre dhe nuk donin qe Turqia te binte,kjo duket edhe sot qe lufta e Jeorgios Kastriotit shkoi kot kur ne cdo qoshe ka Xhamija Arabe.
    Mos me thuaj qe keta Hoxhallare nuk mbarojne studimet ne Turqi,Arabi e gjetke?
    E do ty qe kombi eshte lufte per ta mbrojtur kurse keta Hoxhallare nuk ju nxi menderja per emra,bese,respekt per heronjte apo vendasit para Turqise,vetem per identitetin Arabe dhe Turk.

  • Presidenti Putin e ka gabim. Shqiptareve kurre nuk iu lejua ndonje referendum. Clirimi i Kosoves nuk vie si rezultat i ndonje referendumi i popullit shqiptare. Padrejtesia ndaj shqiptareve ende egziston. Shqiptaret e ish Jugosllavise ishin popullate e trete sipas numerit te banoreve dhe jetonin ne territor kompakt me shumice shqiptare. Me pare Milloshevici e ‘leshoi’ Maqedonine te pavaresohet pa i pyetur fare shqiptaret. Europa, po edhe Rusia heshten edhepse shqiptareve u behej padrejtesi e madhe. BE thot: Ska ndrrim kufinjesh pa iu siguruar fare te drejtat e barabarta te shqiptareve me sllavo-maqedonet. Me e drejte ishti shuarja e Maqedonise si Republike e edhe si shtet. Maqedonia u krijua pa referendum dhe me argumente falco kinse ajo eshte e maqedonaseve te Lekes se Madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *