Dy persona u arrestuan nga policia e Lezhës në kuadër të një operacionit “Piktori”.
Në pranga përfunduan Mark Gjinaj, 52 vjeç, banues në Kurbin dhe Fatmir Braha, 45-vjeç, banues në Durrës.
Operacioni i policisë u zhvillua gjatë së shtunës (10 shtator), ku gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Mark Gjinaj është gjetur një sasi bazë materiale, e cila dyshohej se është përdorur për prodhimin e dokumenteve false.
Gjithashtu gjatë kontrollit janë gjetur e sekuestruar edhe dokumente e materiale të ndryshme të cilat dyshohet se përdoreshin nga ana e tyre, si modele falsifikimi.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
Materialet e sekuestruara

