Rama: PD po tenton të prishë procesin zgjedhor (Foto)

Elton Tafaruci

 

Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit të majtë Muharem Rama falënderon qytetarët dibranë për pjesëmarrjen e deritanishme në procesin e votimit. Kjo pjesëmarrje është tregues i qartë se populli i Dibrës nuk pranon dhe refuzon dhunën e incidentet.
Inkurajojmë qytetarët të vazhdojnë të dalin masivisht në votime, të përcaktojnë kështu me vullnetin e tyre të lirë kryebashkiakun e ardhshëm. Denoncojmë tentativat e vazhdueshme të Partisë Demokratike për të përbaltur dhe prishur procesin zgjedhor përmes deklarimesh të pavërteta që në thelb synojnë të prishin procesin.
Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Dibrës të votojnë të qetë e të lirë për të vendosur si fitues atë kandidat që e konsiderojnë të duhurin për drejtimin e bashkisë.
Në disa qendra votimi, komisionerët e Partisë Demokratike kanë shkelur përcaktimet e Kodit Zgjedhor duke ekspozuar në ambientet e brendshme material propagandistik partiak dhe me siglën e kësaj force politike.
14331535_1228850213834417_607876801_n
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *